E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vritet me armë një 22 vjeçar

Një person ka mbetur i vdekur para pak minutsh në Tiranë pasi u qëllua me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në një fugon pasagjerësh të linjës së Kamzës, pranë Doganës së Tiranës. Sipas informacioneve një person ka hapur zjarr ndaj Artan Alushit 22 vjeç i cili gjendej në fugonin e linjës së Kamzës duke e lënë të plagosur. Menjëherë Allushi është dërguar në spitalin ushtarak por para pak minutash ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. Mësohet se policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes por nuk ka konfirmuar ende emrin e të dyshuarit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën të mundur zbardhjen e plotë të vrasjes së Allushit dhe është vënë në kërkim të autorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›