E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Korridori 8 promotor zhvillimi, të bëjmë gjithçka për ta ndërtuar

TIRANE - Kryeministri Berisha tha sot në konferencën "Sfidat e sigurisë detare në Adriatik dhe Jon" se Shqipëria përpiqet në mënyrë më serioze për një luftë me tolerancë zero ndaj dhunimit të ligjit në ujërat e saj territoriale.

Gjatë fjalës së tij në konferencë, ambasadori amerikan Alexander Arvizu theksoi domosdoshmërinë e përpjekjeve të përbashkëta rajonale, për adresimin e sfidave që lidhen me sigurinë në Adriatik dhe Jon.

“Konferenca e sotme paraqet një hap të pare në një rrugë të gjatë për bashkëpunimin rajonal, për të përmirësuar sigurinë detare në rajon. Sfidat kanë të bëjnë me përpjekjet praktike që duhen bërë për tu përballur me këto sfida. Këto rreziqe lidhen jo vetëm me kufijtë gjeografike, prandaj duhet të punojmë së bashku, të gjejmë qasje dhe strategji që karakterizohen nga fleksibiliteti. Vetëm duke mbyllur ndarjet ne mund të jemi të efektshëm për adresimin e sfidave të sotme. Siguria nuk mund të bëhet e mundur pa përpjekje rajonale dhe bashkëpunim rajonal. Ky është fokusi i konferencës së sotme.”- deklaroi ambasadori Arvizu.

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›