E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Fier, plagoset 50-vjeçari

50-vjecari Ferhat Makaj është plagosur rëndë, nga një automjet i tipit Benz në aksin Fier- Tiranë,200 metra në dalje të qytetit të Fierit.Makaj ka qënë duke udhëtuar me motocikletë kur është goditur nga automjeti me targa Fr 4712 D. Goditja ka qënë mjaft e rëndë dhe i ka shkaktuar 50 vjecarit humbjen e njërës këmbë pavarësisht se ai është nisur urgjentisht për në spitalin e qytetit Fier ku dhe i është nënshtruar një operacioni të gjatë. Mjekët bëjnë të ditur se gjendja e tij është mjaft e rëndë. Pas ngjarjes policia e mbërritur në vendngjarje ka filluar hetimet për zbardhjen e aksidentit.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›