E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e jetimëve, apel për mbështetje

20 maji njihet si dita kombetare e femijeve jetime. Ne kete dite, drejtuesit e intsitucioneve qe merren me perkujdesjen e tyre kane percjelle mesazhet se duhet nje bashkepunim i te gjithe aktoreve te interesit, per t'ju ofruar nje jete me te mire sociale te gjithe atyre qe kane statusin e jetimit. Aktualisht ne vendin tone, sipas statistikave qe ofron sherbimi social shteror, ka rreth 1600 femije jetime, te cilet jo te gjithe jetojne ne shtepite e femijes. Apeli per nje bashkepunim te te gjitha strukturave, eshte percjelle nga zonja Liri Berisha.

"Sa me afer te jemi, jo karshi ketyre femijeve, po sa me afer te jemi ne strukturat, ministria e Arsimit, e Punes, shoqata te ndryshme, fodnacionet vete qeveria, te kene perkujdesjen sa me te madhe por te perbashket une mendoj se zgjidhja e problemeve te tyre do te jete me e shpejte", tha Liri Berisha, presidente e fondacionit "Femijet shqiptare".

Ministri i Punes, Spiro Ksera, ka lancuar dhe nismen me te fundit ne ndihme te femijeve jetime, ate te ofrimit te ndihmes vullnetare, nga studente te shkencave sociale, te cilet, do te qendrojne prane shtepive te femijeve per te ofruar ndihmen e tyre.

"Sot keta studente vullnetare te cilet vazhdojne studimet per shkenca sociale, do i bashkangjiten personelit te qendrave publike ne gjithe vendin duke ofruar keshtu ndihmen e tyre", u shpreh Spiro Ksera, minister i Punes. Gjate vitit te kaluar, jane trajtuar ne institucione publike rreth 303 femije, 226 ne qendra rezidenciale dhe 75 ne qendra ditore.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›