Aksidenti në Francë, 1 i vdekur e 19 të plagosur
Një autobus me 53 turistë në bord u rrëzua sot në Bordo të Francës, duke i marrë jetën një personi e plagosur 19 të tjerë, 2 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Autobusi po udhëtonte nga qyteti i Porto për në Shtutgart kur doli nga rruga, për shkaqe ende të panjohura.