E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD fiton për herë të dytë në bastionin e socialistëve

Partia Demokratike thellon fitoren në Komunën e Ballagatit të Lushnjes, një prej më të mëdhave të këtij rrethi. Pas zgjedhjeve të përgjithshme, demokratët fitojnë edhe ato lokale, të zhvilluara të dielën, pasi kreu i mëparshëm i komunës u arrestua për abuzim me detyrën. Kandidati demokrat, Sherbet Sharka fitoi bindshëm ndaj rivalit socialist Neshat Sharka. 1063 me 394 vota, me një diferencë prej 669 votash. I gjithë procesi zgjedhor u zhvillua i qetë dhe brenda standarteve. Numërimi i votave përfundoi rreth mesnatës. Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta certifikojë këtë rezultat pas mbarimit të afatit 3–ditor që përcakton Kodi Elektoral për kërkesat ankimore. Deri tani, në KQZ nuk ka mbërritur asnjë ankesë.
Në zgjedhjet u drejtuan mbi 50 % e 2478 votuesve. Ndryshe nga zgjedhjet e 28 qershorit, numërimi i votave të 8 qendrave të votimit nuk u bë me kamera, por në prani të dy kandidatëve. Me këtë rezultat, Partia Demokratike arrin të fitojë për herë të dytë në një tjetër bastion të socialistëve. Kandidati i demokratëve parashtroi në platformën e tij elektorale zhvillimin e infrastrukturës dhe bujqësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›