E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksidenti në Greqi, ambasadorja shqiptare pranë bashkëatdhetarëve të plagosur

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga prej ditës së djeshme ndodhet në Larisa ku u takua dhe bisedoi me përfaqësues të Brigadës Zjarrfikëse të kërkim-shpëtimit të angazhuar pas aksidentit fatal të një dite më parë në Tempe, ku deri më tani rezultojnë të kenë humbur jetën 46 persona. Znj. Hajdaraga vizitoi gjithashtu Spitalin Universitar dhe Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, ku po trajtohen disa shtetas shqiptarë 💔 të lënduar nga ky aksident, për t’u informuar mbi gjëndjen e tyre shëndetësore. Ajo u takua me mjekë, por edhe me familjarë e të afërm të tyre, të cilëve u shprehu solidaritet dhe mbështetje në këto momente të vështira.      Në aksidentin e së mërkurës  në Tempe të Greqisë nga përplasja e dy trenave të paktën 40 persona kanë humbur jetën. Në ngjarje u përfshinë edhe 8 qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi.  7 prej tyre morën lëndime të lehta, ndërsa një 18 vjeçare është dërguar në spital dhe po merr trajtim mjekësor.   Në solidaritet me Greqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, Ambasada e RSH-së në Athinë dhe Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Selanik janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare greke.   / rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›