E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Himarë, Mihaj: Gjendja e të plagosurave, e stabilizuar

Drejtori i spitalit Ushtarak Bedri Mihaj ka bërë me dije sot se gjendja shëndetësore e 14 studenteve të plagosura në aksidentin e djeshëm në Himarë është e stabilizuar. Në një prononcim për mediat, Mihaj ka theksuar se 9 studente të plagosura ndodhen në terapinë intensive ndërsa në kirurgji ndodhen 4 vajza të tjera.
 

“Si aksidenti i madh që ishte edhe dëmtimet pothuajse të të gjitha rasteve janë goxha serioze, por sot gjëndja duket me shumë optimizëm e shumë shpresë. Dy raste që konsiderohen më të rënda janë me parametra të stabilizuar dhe do të vazhdojë ndjekja e tyre në mënyrë të pandërprerë. Duke i përsëritur skanerat, bilancin biokimik, dhe terapi të rreptë intensive. Mbas orës 22:00 kanë ardhur dhe persona vip të cilët kanë dhuruar gjak por 0- dhe A- . Ishte solidaritet i madh dhe solli një numër të kosndierueshëm njerëzish që dhuruan gjak. Po ashtu 60 ushtarë janë të gatshëm për të dhuruar sot gjak. Sot do të vazhdojë dhurimi i gjakut. Por nevojat i kemi plotësuar” shtoi Mihaj.
 

Sipas tij, ka pasur 5 raste më problematike ku studenteve të plagosura iu janë kryer ndërhyrje kirurgjikale dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

"Ndërhyrjet kirurgjikale të domosdoshme në 5 raste janë bërë nga ekipet tona. Nuk gjykojmë që ka raste për ndërhyrje të re. Ato janë në terapi intensive dhe ne do ia dalim atyre. Edhe sikur të ketë indikacion për të dalë nga reanimacioni, sot do i mbajmë aty. Ne jemi optimist, i kemi nën kontroll. Një gocë me dëmtime më të mëdha të mëlqisë, kishte hemorragji të madhe, por ia dolëm të rikonstruktonim mëlqinë. Një tjetër kishte dëmtime të shpretkës, tjetra dëmtime të aparatit urinar. Nga ana teknike konsiderohen si raste të zgjidhura dhe nuk do ketë pasoja të invaliditetit. Një nga vajzat është operuar në Spitalin Amerikan" ka theksuar më tej Mihaj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›