E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Himarë, skena e tmerrshme e ngjarjes

Do të ishte kjo ndalesa e fundit e studenteve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të nisur nga qyteti i Elbasanit, gremina në zonën e quajtur si përroi i Vishës.
 

Hetimet e para thonë se aksidenti ka ndodhur për shkak të frenave, pasi autobuzi nuk lëvizte me shpejtësi të madhe, por pavarësisht përpjekjes së drejtuesit të automjetit Pëllumb Çela rënia nuk është evituar.
 

Rënia ka qenë fatale, autobuzi është rrokullisur disa herë për tu përplasur në gurët shkëmbore , të cilët janë larë me gjakun e studenteve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.
 

Duke parë atë se çfarë ka mbetur nga aatobuzi mund të thuhet se shpëtimi i jetëve njerëzore ka qenë një mrekulli, pasi mjeti është shkatërruar plotësisht. Nga ana tjetër, edhe banorët e zonës dhe veçanërisht punonjësit e gurores që ndodhet pranë vendit të ngjarjes e kanë pasur të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë.
 

Në greminë sheh veshje, bukë, ujë, libra, të cilat të japin vetëm një pjesë të tragjedisë që kanë përjetuar viktimat e këtij aksidenti. Mbi gurë gjenden dhe telefona celularë me thirrjet e humbura të familjarëve të viktimave, thirrje të cilave ato nuk do të mund ti përgjigjen më kurrë, pasi udhëtimi i tyre përfundoi me humbjen e jetës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›