E Shtunë, 31 Tetor 2026

Epidemi" në qeverinë e re greke, hospitalizohet Samaras e Rapanos

Kryeministri i ri i Greqisë dhe ministri i financave janështruar në spital, ku njëri do t`i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në sy, ndërsa tjetri për shkak se ka pësuar kolaps.

Kryeministri Antonis Samaras i është nënshtruar një ndërhyrjeje në retinën e tij, ndërsa, ministri i Financave Vasilis Rapanos, 65 vjeçar, është dërguar në klinikë për shkak të dhimbjeve të forta të barkut, marramendjes, djersitjes dhe plogështisë.

Shkaku i këtyre simptomave nuk u qartësua dhe ai ishte i nënshtruar analizave. Rapanos, një ish-bankier i cili është emëruar të enjten, nuk është betuar ende për postin e ri.

Ceremonia e tij e betimit ishte planifikuar për të premten në mbrëmje, por u shty për shkak të sëmundjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›