E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti ne Krrabe del akt-ekspertiza

Autobusi që u aksidentua në Qafë-Krrabë ka qenë më defekt. Përveç këtij konstatimi, grupi i ekspertëve për këtë ngjarje ka dalë në përfundimin se shpejtësia ka qenë tej normave të lejuara.  Sipas hetimit, autobusit nuk i ka prerë asnjë mjet rrugën në çastin e aksidentit dhe se ky version është një alibi e ngritur nga vetë shoferi. 
Nga matjet e vendit të frenimit ka rezultuar se drejtuesi i autobusit, Mithat Biçaku, para rrëzimit ka qenë me shpejtësi prej gati 60 km në orë.  Pak ditë më parë gjykata mori masën "Arrest me burg" ndaj tij. Fatmirësisht nga ky aksident i rëndë morrën plagë të lehta rreth 30 aktivistët e AK-së, pa u shënuar asnjë viktimë. Ata ishin duke u kthyer drejt Librazhdit, pas një veprimtarie politike zhvilluar në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›