E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Domosdoshmeri ndryshimi i sistemit fiskal te pushtetit vendor

Tirana është qyteti ku është zhvendosur pjesa më e madhe e popullsisë, qyteti që u shërben më shumë banorëve krahasuar me shumë bashki e komuna të tjera të vendit e megjithatë përfiton më pak të ardhura pasi sot biznesi i vogël e i madh ka përzgjedhur përiferinë për të zhvilluar aktivitetet e tyre.
Për këtë arsye, kryebashkiaku Basha kërkon në emër të të gjithë Bashkive të mëdha të rishikohet mënyra e mbledhjes dhe shpërndarjes së të ardhurave për pushtetin vendor.

“Është e domosdoshme të rishikojmë edhe njëherë sistemin aktual fiskal të pushtetit vendor, veçanërisht atë të mbledhjes së taksës së biznesit të vogël. Përvojat e Bashkimit Evropian tregojnë se jo çdo lloj decentralizimi funksionon dhe funksionon mirë për pushtetin vendor ndaj unë dua të bëj sot “avokatinë” publikisht dhe t’u kërkoj edhe në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, të gjithë partnerëve tanë, aktorëve të pushtetit lokal, komunave, bashkive, qeverisë qendrore, përfaqësuar këtu nga zv/ministri i pushtetit lokal, Z.Poni, partnerëve tanë me përvojë në këtë drejtim, t’i futemi një reforme thelbësore për të rishikuar mënyrën se si mblidhen dhe shpërndahen të ardhurat për pushtetin vendor, me qëllim të luftojmë informalitetin pavarësisht nëse ndodhet në prag të hendekut 8 milionë, apo përtej hendekut 12 milionë dhe të bëjmë një shpërndarje të drejtë, të drejtë dhe të barazvlefshme (jo të barabartë) të të ardhurave për qytetarët tanë, pavarësisht se ku jetojnë”theksoi Basha.

Është ky sugjerimi i kryebashkiakut Basha bërë në konferencën për zhvillimin e pushtetit vendor duke iu drejtuar qeverisë, që të jetë pushteti qendror ai që të vjelë taksat e vendorëve dhe t’i shpërndajë ato nëpërmjet një formule të përcaktuar nga ekspertët në bazë të frymës së popullsisë së çdo bashkie e komune.

“Të jemi në gjendje që t’ i investojmë këto të ardhura, në raport me numrin e banorëve që përdorin facilitetet për të cilat ne investojmë, të jemi në gjendje të investojmë në mënyrë të barazvlefshme paratë e taksapaguesve për rrugët dhe jo një rrugë që rrihet nga 2000 qytetarë në ditë, të marrë të njëjtin investim si një rrugë që rrihet nga 20 mijë apo 30 a 40 mijë qytetarë në ditë dhe kjo është plotësisht e mundur dhe se ne nuk e konsiderojmë “tabu”, procesin e rikthimit tek një sistem më i centralizuar i mbledhjes së të ardhurave, me një formulë të ndarjes së këtyre të ardhurave midis pushtetit qendror dhe atij vendor, çka do të sjellë një efiçencë më të lartë, drejtësi më të madhe të shpërndarjes dhe një përdorim më të mirë të burimeve njerëzore të shumta, që edhe pushteti vendor sot ka në dispozicion, për të mbledhur këto të ardhura” – u shpreh Kryebashkiaku Basha.

Kryebashkiaku Basha në emër edhe të bashkive e komunave të tjera të vendit kërkoi gjithashtu rishikimin e kufijve administrative.
jve administrative.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›