E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni turistik Shqiperi-Kosove memorandum bashkepunimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, nënshkruan një “Memorandum bashkëpunimi”,  për qëllim organizimin e shërbimeve të përbashkëta të Policisë Rrugore të të dy vendeve në akset kryesore të vendit në kuadër të sezonit turistik veror.
Memorandumi parashikon krijimin e një klime sa më të qetë dhe të sigurtë për sezonin turistik veror, kur vetëm për vitin e kaluar, në tre muajt qershor korrik gusht, në pikën e Morinës që lidhet me Kosovën kanë hyrë rreth 1 milion qytetarë për arsye turistike në Shqipëri.
Ky është viti i tretë i kësaj praktike të lehtësirave për lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve ku përveç faktit të kalimit të pikës së kalimit kufitar në Morinë me një ndalesë, përfshihen dhe shërbime të përbashkëta me policë rrugor të policive të Kosovës në akset kryesore në Shqipëri nga ku lëvizin turistët kosovarë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›