Lideret e Eurozones mblidhen ne Itali
Udhëheqësit e katër ekonomive më të mëdha të Eurozonës diskutojnë sot krizën e borxheve në Evropë.
Kryeministri italian, Mario Monti, do të presë në Romë kancelaren gjermane, Angela Merkel, presidentin francez, François Hollande dhe presidentin spanjoll, Mariano Rajoy.
Takimi në Romë vjen pak ditë para samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel, i cili do të zhvillohet më 28 dhe 29 qershor. Një ditë më parë, auditorët e pavarur kanë paralajmëruar se bankat spanjolle mund të kenë nevojë për kapital shtesë, në vlerë prej 62 miliardë eurosh.