Aksidenti në Rrëshen, numri i të vdekurve arrin në 14
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Hysni Burgaj, konfirmoi nga vendngjarja rreth orës 19:25 se bilanci i tragjedisë ka arritur në 11 të vdekur. Pak minuta më pas ndërroi jetë edhe drejtuesi i autobusit, Zef Mark Gjergji, 45 vjeç, ndërsa dy ore me vonë u njoftua se numri i të vdekurve ka arritur në 14.
Burgaj tha se tre prej tyre ndodhen në morgun e qytetit të Pukës dhe tetë të tjerë në spitalin e Gjegjanit. Sipas tij, 15 persona të palgosur janë në gjendje të rëndë dhe 11 të tjerë janë dëmtuar më lehtë.
Deri tani janë identifikuar 7 prej viktimave: Arsen Marku, Paulin Gjoni 22 vjeç, Mimoza Hasani 30 vjeç, Adem Mustafa 50 vjeç, Martin Lleshi 30 vjeç, Alma Marku, Alabiona Marku përkatësisht 12 dhe 8 vjeç dhe drejtuesi i mjetit. Ndërkohë që janë konfirmuar edhe dy të plagosur në spitalin e Shkodrës, një 10-vjeçar dhe një 19-vjeçar, të dy jashtë rrezikut për jetën.
Të plagosurit në Spitalin Ushtarak i vizitoi fillimisht kryeministri Berisha, i cili anuloi vizitën e planifikuar në Durrës, e më pas presidenti Bamir Topi. Ministria e Brendshme ka dërguar në vendngjarje forcat e polumbarëve të repartit special RENEA, si dhe gjashtë helikopterë për të transportuar drejt Spitalit Ushtarak të plagosurit në gjendje të rëndë për jetën.
Në fshatin Dom të komunës Gjegjan ku ka ndodhur aksidenti i rëndë, është ngritur edhe një shtab i emergjencës për të përballuar në terren situatën. Katër vjet më parë po në këtë aks kryesor një autobus me studentë nga Kosova ra në humnerë, në ujërat e lumit Fan. Për pasojë, 11 persona humbën jetën dhe të paktën 30 të tjerë u plagosën. Ne atë kohë u përcaktuan si shkak i aksidentit të rëndë kushtet e këqija atmosferike, për shkak të rrëshqitjes së mjetit nga lagështira.