E Shtunë, 31 Tetor 2026

14 viktimat e aksidentit, Shqipëria sot në zi

Flamujt do të ngrihen në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet publike në vend. Ceremonia e varrimit të viktimave do të bëhet nga shteti.

“Qeveria ka shpallur 18 korrikun ditë zije për viktimat e aksidentit dhe do të mbulojë të gjitha shpenzimet për varrimin e tyre”, ka pohuar pasditen e shkuar zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e shkuar rreth orës 17:00 në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz. Autobusi ka përfunduar në ujërat e Lumit Fan, duke rënë në një lartësi prej 400-500 metra.

Kanë humbur jetën në ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme14 shtetas, përkatësisht:

1. Arsen Gjon Marku, rreth 8 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë
2. Paulin Lazër Gjoni, rreth 28 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë
3. Mimoza Mhill Dyzeni, rreth 29 vjeç, nga Kurbini
4. Adem Mustafa, rreth 52 vjeç, nga Fushë-Arrësi, Pukë
5. Marte Ndue Lleshi, rreth 31 vjeç, Mamurras
6. Alma Nikollë Marku, rreth 33 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë
7. Fran Llesh Paloka, rreth 22 vjeç, nga fshati Gojan, Pukë,
8. Gjovalin Gjin Pera, rreth 15 vjeç, nga Gjegjani, Pukë
9. Prengë Dyzeni, rreth 38 vjeç, banues në Kurbin,
10. Zef Mark Frroku (Gjergji), rreth 47 vjeç, banues në Gjegjan
11. Marie Prenga, rreth 60 vjeç, nga Shkozë, Pukë
12. Adela Paulin Prenga, rreth 14 vjeç, nga Shkozë, Pukë
13. Lavdie Hysen Mustafa, vjeç 41, nga Fushë-Arrësi, Pukë
14. Edona Adem Mustafa, vjeç 12, nga Fushë-Arrësi, Pukë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›