Krerët e shtetit vizitojnë të aksidentuarit në spital
Të lënduarit i ka vizituar edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Presidenti Topi: Më lejoni të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha familjet që patën viktima duke u thënë që jam pranë jush në këto moment të vështira! Ndihem shumë i trishtuar ashtu sikurse edhe ju për këtë aksident fatkeq që mori përmasa tragjike.
Duke ju siguruar që të gjitha strukturat e duhura të shtetit shqiptar janë ngritur në këmbë dhe po punojnë me një organizim të shkëlqyer për të administruar situatën dhe minimizuar përmasat e kësaj tragjedie, më lejoni t’ju shpreh edhe njëherë solidaritetin njerëzor dhe institucional!
Kryeministri Berisha-Pas vizitës së të plagosurve në Spitalin Ushtarak në një prononcim për mediat, kryeministri Berisha shprehu mbështetjen e qeverisë për të ndihmuar të gjithë të plagosurit.
“Janë marrë dhe po merren të gjitha masat, që tu jepet ndihma më e mirë e mundshme të plagosurve. Me këtë rast dua t’u shpreh familjeve të viktimave, popullit të Fushë-Arrëzit, të Pukës, ngushëllimet më të sinqerta të qeverisë shqiptare, ti siguroj se mbarë shqiptarët ndajnë sonte zinë e rëndë, që i ka pllakosur familjet e tyre.
Le të lutemi së bashku për shëndetin e të plagosurve, që ta kalojnë dhe të shërohen sa më shpejt nga trauma, që kanë pësuar nga ky aksident. Një grup të plagosurish ndodhen në Spitalin Ushtarak, një grup tjetër po vjen me helikopter dhe janë nisur po për këtu, dy ndodhen në spitalin e Shkodrës, por ndër ta ka që janë realisht në gjendje të rëndë”.
Kreu i PS, Rama: “Shprehim solidaritetin me të gjithë familjarët dhe ata që janë në luftë me vdekjen dhe me këtë ekip mjekësh për të përballuar dhimbjet dhe plagët e jashtëzakonshme të tragjedive të tilla".
Rama shtoi më tej se ky është një moment shumë i vështirë, duke theksuar veçanërisht kur bëhet fjalë për njerëz të varfër. "Shpresojmë se nuk do të ketë viktima të tjera dhe i urojmë shërim të shpejtë të lënduarve", tha Rama.