E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në Spanjë, Nishani i shpreh ngushëllimet Mbretit Juan Carlos I

TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka shprehur nëpërmjet një mesazhi drejtuar Mbretit Juan Carlos I të Spanjës, ngushëllimet më të sinqerta dhe ndjenjat e solidaritetit, edhe në emër të popullit shqiptar, për viktimat e aksidentit të rëndë hekurudhor në Santiago de Compostela.

Në mesazhin e Kreut të Shtetit shqiptar shkruhet:
“Madhëria Juaj,
Me trishtim të madh mësuam lajmin e aksidentit të rëndë shkaktuar nga përmbysja e një treni, në Santiago de Compostela, Spanjë, ku si pasojë humbën jetën më shumë se tetëdhjetë njerëz dhe shumë të tjerë janë plagosur!
Më lejoni Madhëri që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh ngushëllimet më të ndjera e më të sinqerta për këtë ngjarje tragjike që ka tronditur popullin spanjoll dhe, nëpërmjet Jush, familjeve dhe të afërmve të viktimave!
Ndaj me ju dhimbjen e thellë që shkaktoi ky aksident dhe ju lutem pranoni, Madhëria Juaj, ndjenjat e mbështetjes dhe të solidaritetit të popullit shqiptar në këto momente kaq të vështira që po kalon vendi juaj!”- përfundon mesazhi i presidentit Nishani.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›