Shkelje me fondet publike me dëm 63 miliard lekë, kallëzim zyrtarëve në Fier
Tiranë- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dërguar për kallëzim penal Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Zbatimit të Legjislacionit dhe ish-Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Urbanistikës në Bashkinë Fier, pasi ka konstatuar shkelje ligjore në lidhje me prokurimet me fondet publike me një dëm ekonomik ekonomik që llogaritet në vlerën 63,630,534 lekë.
KLSH-ja bën me dije se në Bashkinë e Fierit, janë konstatuar shkelje ligjore në lidhje me prokurimet me fondet publike kryesisht në zbatimin e kontratave, dhënien e lejeve të ndërtimit dhe llogaritjen e arkëtimin e pagesave për taksën e ndikimit në infrastrukture dhe taksën 1 përqind të urbanistikës, që duhet të paguajnë subjektet e ndryshme të ndërtimit që kanë ndërtuar objekte në territorin e kësaj bashkie. Dëmi
“Për të gjitha shkeljet e konstatuara, KLSH ka bërë kallëzim penal në prokurorinë e rrethit Gjyqësor Fier për: M. G., në cilësinë e ish- Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Urbanistikës dhe të ish-Sekretarit të KRRT-së të Bashkisë Fier, për mos-llogaritjen e për pasojë mos-arkëtimin për vitin 2011 të taksës 1% të vlerës së preventivit, përcaktuar në nenin 51 të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 Për Urbanistikën, që arrin në shumën prej 61.050.251 lekë dhe që përbën dëm ekonomik dhe për shkelje të tjera.
-L.Ç, Drejtor i Drejtorisë Përgjithshme të Zbatimit Legjislacionit për hartimin e Akt-marrëveshjes me nr. 2178/1 datë 04.01.2012 Për shtyrjen e afatit të pagesës së ndikimit në infrastrukturë të pa bazuar në ligjet në fuqi, duke sjellë të ardhura të munguara për bashkinë Fier në një vlerë prej 38.146.594 lekë.”- thuhet në deklaratën e KLSH-së.