E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratoi reformën në administratë, Greqia do marrë 4 mld euro

Përfaqësusit e ministrave të Financave të Eurozonës, miratuan sot lëvrimin e këstit 4 mld euro për Greqinë. 

“Procedurat për disbursimin e parave do të finalizohen të hënën”, deklaroi zëdhënësi i komisionerit Olli Rehn. 

Bordi i FMN pritet të takohet të hënën për të miratuar lëvrimin e 1.8 miliardë eurove, pjesa që i takon vetë Fondit në shumën e përgjithshme të këtij kësti. 

Ndërkaq sot përfaqësuesi i Komisionit Evropian në Trojkë, Mathias Morse do të paraqesë raportin e vlerësimit për rrjedhën e programit fiskal të Greqisë. 

Drita jeshile për lëvrimin e këstit të ndihmës, u dha menjëherë sapo Greqia miratoi ligjin për reformën në administratë, si një parakusht i kreditorëve ndërkombëtarë për lëvrimin e ndihmës. Me këtë ligj largohen nga puna 12 500 punonjës të administratës publike deri në fund të vitit 2014.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›