KQZ: Hetimi për Lezhën dhe Shkodrën i shërbeu transparencës
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi të premten se procesi i rinumërimit të votave të qarqeve Lezhë dhe Shkodër i shërbeu transparencës, por mbi të gjitha provoi se çdo manipulim i rezultatit të zgjedhjeve do të marrë ndëshkimin ligjor të merituar.
"Ndërmarrja e thellimit të hetimit administrativ dha impakt jo vetëm sa i përket transparencës dhe besueshmërisë së procesit, por mbi të gjitha provoi se në zbatim korrekt të ligjit, çdo manipulim i rezultateve të zgjedhjeve dhe vullnetit të shqiptarëve të shprehur me votë, evidentohet dhe do të marrë ndëshkimin ligjor të merituar", deklaroi për mediat zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj.
KQZ përmbylli dje shqyrtimin administrativ të 41 ankimeve paszgjedhore të paraqitura nga subjektet zgjedhore, të cilat i shqyrtoi rast pas rasti, duke rrëzuar plotësisht 33 prej tyre. "Vetëm për dy zona zgjedhore, KQZ nuk u kufizua në objektin e kërkimit, konkretisht për qarkun Lezhë dhe për qarkun Shkodër, ku provat e administruara gjatë hetimit i shërbyen KQZ-së, si indicie për thellimin e hetimit administrativ", tha zëdhënësja.
Ndonëse kjo veprimtari e KQZ-së, vijoi ajo, u shoqërua me interpretime të përsëritura të ligjit, dëshmoi se KQZ ka si qëllim në veprimtarinë e saj vetëm frymën e ligjit, profesionalizmin e transparencën, që i shërbejnë rritjes së besueshmërisë në procesin zgjedhor dhe çertifikimit të tij sipas standardeve ndërkombëtarisht të pranuara.
(er.nu/BalkanWeb)