E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Ulpianë, dy të lënduar

(E plotësuar) Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 12:00 në udhëkryqin e Ulpianës, në afërsi të objektit të Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Policia rrugore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të ditur se deri të aksidenti ka ardhur derisa vetura “Golf 2” i është shmangur një aksidenti me një veturë tjetër.

Mësohet se gjendja shëndetësore e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetën. Njësiti i trafikut është duke u marrë me hetimin e këtij aksidenti.Foto: Express/Indeksonline/

-----

Së paku 6 persona janë lënduar, pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur pas mesnatës në rrugën “Nënë Tereza”, përballë Fakultetit Filologjik në Prishtinë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe goditja ka qenë aq e fortë saqë njëra makinë ka rrëzuar së paku dy pemë, në afërsi të rrugës, raporton ktv.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm.

Njësi të shumta të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Një pjesë e rrugës ka mbetur e bllokuar gati gjithë natën. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›