E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në akull i merr jetën një 28-vjeçari, 3 të plagosur

Burime të policisë lokale thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në hyrje të qytetit juglindor, ku një automjet tip xhip ”Kia”, që drejtohej nga 29-vjeçari Elton Kujtimi, është përplasur me një shtyllë anësore buzë rrugës.

Si pasojë ka gjetur vdekjen 28-vjeçari Albi Dervishi, që udhëtonte si pasagjer, ndërsa është plagosur e fejuara e tij Laerta Xhani, drejtuesi i automjetit dhe e fejuara, Erlinda Kujtimi.

Policia në vendngjarje tha se shkak i aksidentit ka qenë akulli poshtë shtresës së dëborës, ku xhipi ka shkarë duke u përplasur me shtyllën e betonit.

Tre të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës me fraktura, jashtë rrezikut për jetën. Bëhet e ditur se të dy çiftet nga Pogradeci kishin shkuar për të drekuar në Boboshticë të Korçës.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-04 20:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›