E Diel, 1 Nëntor 2026

Saimir Kumbaro: "Martiret", rrefen gjyqesine qe i behet trurit te kombit Izaura Ndoj

Ky vit jubile per shtetin shqiptar ka frymezuar artiste nga te gjitha fushat per te realizuar krijime artistike me ne qender historine 100-vjecare te Shqiperise apo figurave me te rendesishme te kombit. Pjese e ketyre krijimeve do te jete edhe dokumentari i regjisorit Saimir Kumbaro "Martiret", nje prodhim kinematografik per gjyqet e diktatures, 1945-1947. Ne nje interviste per "Koha Jone" regjisori Saimir Kumbaro, rrefen se filmi denoncon dhunen e ushtruar nga qeveria komuniste ne vitet 1945- 1947. Dokumentari eshte financuar nga Qendra Kombetare e Kinematografise . Ai u realizua nga "SK Film" ne bashkepunim me TV Klan. "Martiret", titullohet dokumentari me i fundit i regjisorit te njohur Saimir Kumbaro, i cili pritet te vije se shpejti premiere per publikun. Dokumentari, i cili vjen ne kuader te 100-vjet shtet shqiptar, permban materiale nga gjyqet e diktatures. Ne intervisten dhene per gazeten, regjisori Saimir Kumbaro pohon se filmi rrefen gjyqet e viteve '45, '46, '47, gjyqe qe tregojne dhe instalimin e diktatures ne vendin tone. Duke folur per filmin, regjisori Kumbaro mes te tjerave tregon se mesazhi filozofik i dokumentarit eshte denoncimi i dhunes, pasi ajo eshte e papranueshme. Filmi eshte me skenar te Uran Butkes. Per dokumentarin "Martiret" jane perdorur materiale nga arkiva e Ministrise se Brendshme, dhe kryesisht jane materiale fotografike. Sipas regjisorit Kumbaro, kjo pjese e historise dhe filmat ne lidhje me te kane qene tabu, ndaj eshte nje pjese qe tashme duhet thene. "E kam pare ne nje kendveshtrim tjeter dhe mendoj se njerezit nuk do te merziten. Kam dashur te bej nje film qe te mbetet tek publiku dhe mesazhi filozofik i filmit eshte denoncimi i dhunes, pavaresisht se kush e perdor ate". Dokumentet e perdorur per filmin tregojne jane perdorur rreth 18 lloje torturash, fizike dhe psikofizike, si futja e hekurit te skuqur ne kocke, mbajtja varur, lenie me dite pa buke, mbajtja ne qeli me uje ne mes te acarit. Gjyqet ne ate kohe beheshin ne ish- kinemane "17 Nentori", qe atehere quhej "Nacional" dhe qellimisht ktheheshin ne spektakle ku spektatoret me porosi duartrokisnin, turma jashte emocionohej dhe binte viktime e histerise kolektive, duke kerkuar varje per personat qe gjykoheshin.

Ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise ju keni realizuar nje dokumentar qe i kushtohet ekzekutimit te intelektualeve shqiptare me ardhjen e kohes se komunizmit ne pushtet. Cfare mund te na thoni me shume rreth tij?

Ne fakt, kam nisur dy dokumentar. Njerin me "Papadhimitri Film Producsion" qe quhet "Sherbestari i kombit" qe flet per figuren e Mithat Frasherit, i cili eshte nje personalitet shume i shquar i historise shqiptare. Pasi mbaruam kete film me skenar te Aleko Gjerbes, mu be nje oferte per nje tjeter dokumentar historik, sic eshte "Martiret". "Martiret" ishte nje zgjedhje e duhur edhe pse skenaristi Uran Butka kishte nje titull tjeter beme zgjedhjen e duhur.

Cfare rrefen dokumentari "Martiret"...?

Tregoj nje cope historie ne keto 100-vjet te historise se popullit shqiptar por, merrem dhe me nje mesazh filozofik qe percjell dokumentari qe eshte si u vendos diktatura ne Shqiperi ne momentin qe erdhi ne pushtet Partia Komuniste dhe jemi ne vitin 1945. M ardhjen ne pushtet te Partise Komuniste ne mars te '45 qeveria e Enver Hoxhes filloi asgjesimin fizik te intelektualeve te asaj kohe. Duhet te theksoj se ne ate kohe ne kampin komunist kishte shume pak intelektual, kurse ne kampin jo-komunist kishte nje mori njerezish qe u hodhen ne perkrahje te Levizjes Nacional Clirimtare. Ne kete kohe u arrestuan 60 personalitete ku midis tyre kishte dhe bashkepunetor me okupatorin, kryesisht me gjermanin. Mes tyre qe u arrestuan ne mars te vitit 1945, jo te gjithe ishin te tille, duke filluar me Fejzi Alizoti, i cili ishte minister financash dhe nuk kishte asnje lidhje me fashizmin per te perfunduar tek Bahri Omari, qe ishte kunati i Enver Hoxhes, i cili mori plumbin si shperblim per te gjitha keto qe i kishte bere komandantit. Dhe kur mendon qe te gjithe keto personalitete, pavaresisht se kush ishte bashkepunetor apo jo, ishin me universitete te larta te mbaruara ne bote, qe gjykoheshin nga nje njeri me intelekt natyror sic ishte Koci Xoxe, dhe prokuror ishte Bedri Spahiu. Jemi ne mars te vitit 1945 dhe kete periudhe filmi e prek shume tangent, ne nuk hyjme tek shfaqjet por kapim fenomenin vrastar, qe filloi dhe instalimi i diktatures ne Shqiperi. Keto qene hapi i pare dhe quhej gjyqi special ushtarak i vitit 1945. Kjo tregoi e para se cfare do te thote dhune, pasi nuk mund ti marresh jeten tjetrit. Shumica u pushkatuan dhe u ekzekutuan, nje pjese me burgime te perjetshme dhe nje pjese me denime pak me te lehta.

Cfare ndodh pas ekzekutimit te personaliteteve te pare ne vitet '45?

Fill pas ketij gjyqi, jemi ne vitin 1946 ku shume intelektuale ishin ne krahun e Partise Komuniste te kohes duke u zgjedhur dhe deputete, por nje hap perpara nje grup qe u denua me ne krye Sami Celibashin, Musine Kokalarin, Qenan Dibren, guxuan qe ne shtepine e Ali Kavajes afer Shkolles se Kuqe te ndertojne nje grup opozitar. Ne ate kohe ishte Fronti Demokratik, dhe duke qene se nuk kishte ligj qe e lejonte formimin e partive politike por dhe qe e pengonte, ne kete hapesire duke pare sloganin e Enver Hoxhes Shqiperi demokratike menduan te bejne nje opozite, por rane viktime e naivitetit te vet. Sigurimi i asaj kohe ishte shume i vemendshem, i arrestoi, shumicen e pushkatoi, Musine Kokalarin e denoi me 20 vjet burg, dhe pas vuajtjes se ketij denimi perfundoi ne Rreshen si punetore. Musineja ishte nje personalitet i letersise shqipe, dhe e para grua qe themeloi Partine Socialdemokrate ne Shqiperi. Fill pas kesaj ne maj te vitit 1946, makina komuniste nuk ngopej dhe organizon gjyqin special, i quajtur dhe gjyqi i deputeteve. Shume nga deputetet qe kishin qene ne krahun e Partise Komuniste u akuzuan si agjente te imperializmit, si agjente anglo-amerikane, agjente te Fullsit, u arrestuan. Ne shtator u be gjyqi me prokuror Josif Pashko, i cili denon 13 varje ne litar dhe 17 te tjere me pushkatim, pra po eliminohej truri i kombit. Po te veme re e gjithe shtresa intelektuale po eliminohej. Enver Hoxha ishte pa shkolle te larte dhe Byroja politike vinte nga lufta, pak ishin me universitete. Pasi mbaron dhe ky gjyq organizohet grupi i dyte i deputeteve, qe eshte ai i Riza Danit ne Shkoder, qe dhe ky grup pati te njejtin fat. Dokumentari "Martiret" merret vetem me paraqitjen se si jane zhvilluar keto gjyqe, ne vitet '45, '46 dhe '47.

Ku jeni bazuar ne mbledhjen e dokumenteve dhe fotografive qe shpalos ky dokumentar?

Une bera nje prolog i cili buron nga skenari i Uran Butkes. Uran Butka, eshte nje historian i degjuar dhe me bashkepunimin ne dokumentari "Sherbestari i kombit" qe flet per figuren e Mithat Frasherit, ku ishte konsulent i filmit. Pas ketij bashkepunimi menduam edhe nje bashkepunim te dyte por qe kete t'ia kushtonim intelektualeve te shkaterruar dhe te eliminuar ne Shqiperine e asaj kohe. Keshtu qe, nisi puna pas grumbullimit te materialit dhe ne fokus kishim vetem vitet '45, '46, '47, nje gjyqesi qe i behet trurit te kombit. Filmi kryesisht trajton perdorimin dhe eliminimin e trurit te kombit ne vitet e para te instalimit te diktatures. 45 minutat e ketij dokumentari jane te mjaftueshme ku spektatori dhe brezi i ri te marrin informacion se cfare ka ndodh ne Shqiperi. Ne fakt, ne si komb keto tema i kemi pas tabu, ku shume pak prej tyre jane prek, dhe kryesisht nga televizioni shteteror RTSH dhe Blendi Fevziu dhe Andi Bushati ne emisionet e tyre. Po ti hysh thelle ka disa tema qe mendoj se Qendra Kombetare e Filmit duhet te subvencionoj qe te shkruaj historine jo vetem me libra por edhe me filma, pasi jane vlera qe mbeten ne memorien kombetare per ta thene te verteten sic ka qene. Perfitoj nga rasti te falenderoj Kastriot Dervishin, i cili eshte drejtor i arkivit te Ministrise se Puneve te Brendshme ku me fanatizem i ruan te gjithe fashikujt e proceseve gjyqesore.

Nje dokumentar me nje mesazh domethenes arrin ti permbledh te gjithe proceset e asaj kohe?

Dokumentarin e kam titulluar "Martiret", pasi keto njerez u martirizuan per nje ceshtje te drejte, per te pas nje Shqiperi demokratike. Une ne kete dokumentar nuk merrem me te gjitha gjyqet pasi po ti hysh me thelle historise, duhet bere nje film tjeter per "Bomben" ne Ambasaden Sovjetike, nje tjeter eshte gjyqi i Teme Sejkos, te cilen e vdiqen ne dru, pas kesaj eshte gjyqi i kastes ushtarake per te arrit deri ne fund fare tek gjyqet spektakle sic ishin gjyqet qe beheshin neper salla kinemash dhe teatrosh ne menyre qe ti thonin popullit; Mos guxoni te ngrini duar kundra diktatures. Keshtu qe, gjyqet e asaj kohe zhvilloheshin ne salla kinemaja ose teatri, ne menyre qe te ishte me te vertete nje spektakel, publiku ishte i zgjedhur, publiku ishte i detyruar te bertiste sinkron me prokurorin, prokuroret ishin injorant por te pameshirshem duke dhene vendime qe eliminonin edhe familje. Kjo eshte nje akuze qe une bej nepermjet ketij filmi. Ndoshta Qendra Kombetare e Filmit me politiken e saj e shikon te arsyeshme ta vazhdoje kete lloj seriali sepse ka kaq shume ngjarje per te bere nje tablo te madhe te historise se Shqiperise.

"Martiret" eshte mbeshtet nga Qendra Kombetare e Kinematografise?

Ky dokumentar eshte mbeshtet nga Qendra Kombetare e Kinematografise me nje fond modest por, ai qe me ndihmoi shume mua moralisht dhe me pak mbeshtetje financiare ka qene producenti i Tv Klan, Aleksander Frangaj. Ai eshte treguar disa here dashamires me kineastet dhe karakterizohet nga nje fryme dashamirese ndaj krijuesve dhe kineasteve.

Me nje karriere 40-vjecare si regjisor i filmit dhe dokumentarit shqiptar, si e shikoni para dhe pas '90 karrieren tuaj?

Duke germuar neper arkiva, rastesisht nje punonjes i arkivit me jep nje liste me disa emra. Emra si Roza Anagnosti, Dhimiter Anagnosti, Yllka Mujo, Vace Zela, Marije Kraja, Limoz Dizdari, e shume emra te tjere cilesoheshim si kunder revolucionar ne ate kohe. Ne gjithmone kemi qene pak kryenec dhe e tregonim mos bindjen tone me vijen komuniste te asaj kohe por, me shume kujdes pasi nuk behej shaka, pavaresisht se ishin veprat tona qe na mbronin. Pas viteve '90 kam realizuar nje film me titull "Vdekja e kalit" me skenar te Nexhati Tafes ne vitin 1991, ku ne pushtet ishte Partia e Punes. Ky film nisi xhirimet pa e ditur ministria se cfare po xhiroj, pa e ditur qe une po kritikoja sistemin e vjeter. Ky film ka pasuar punen time me disa filma dhe dokumentare te tjere.

Ju si regjisor qe keni jetuar dy kohe te ndryshme, si e shikoni zhvillimin e kinematografise?

Kinemaja, teatri, opera dhe te gjithe zhanret e artit nuk jane sic kane qene perpara, per faktin se kane nje konkurrence te tmerrshme me televizionin. Ne te gjithe territorin e Shqiperise ka rreth 60 televizione, pa numeruar kablloret apo televizionet lokale. Kjo gje con ne nje pirateri te thelle. Duke qene se filmin amerikan hollivudian e merr pa lek, pse do te harxhoje per realizimin e nje filmi shqiptar. Une, si regjisor nuk jam ne gjendje te bej nje film hollivudian, per vete faktin se buxhetin e gjithe filmit qe kemi ne, filmi hollivudian e ka buxhetin e nje dite, per te mos fol per aktoret apo tekniken e persosur. Ne jemi kinemaja me e re ne Ballkan. Ne qofte se, Rumania ka 100 vjet kinema, ne kemi 60 vjet kinema. Nje tjeter faktor qe pengon zhvillimin e kinematografise eshte edhe buxheti i vogel, pasi ne Shqiperi regjisori arrin te behet producent, skenarist me pak fjale behet 'agjencia qe i ben te gjitha. Por, kush i ben te gjitha, nuk i ben te gjitha mire. Ndersa, teatri jeton vetem me pjese te huaja kryesisht, gje qe e ka demtuar shume nivelin e dramaturgjise vendase. I vetmi qe prodhon filma me dramaturgji vendase eshte Qendra Kombetare e Kinematografise.

Kur pritet te shfaqet premiera e dokumentarit "Martiret"?

Shpresoj qe, duke qene se kam bashkepunuar me Tv Klanin, te jepet premiera ne kete televizion. Pa vendosur Klani, nese do ta marre si distribucion, nuk mund ta jap ne nje televizion tjeter.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›