Tentativë vetëvrasjeje në qendër të Tiranës

Ngjarja ndodhi në afërsi të “Ushtarit të panjohur”, në objektin 24-katësh përbri selisë së Partisë Demokratike.
Personi është identifikuar si Xhemal Zhuri, 50 vjeç, i cili ka qenë në një gjendje të ngarkuar mendore. Mësohet se 50-vjeçari i divorcuar ka pasur probleme me pronat.
Pasi qëndroi rreth 50 minuta në mbi 80 metra lartësi, personi vendosi të kthehet mbrapsht, duke u dorëzuar te forcat e RENEA-s që ndodheshin në tarracën e ndërtesës.
Qindra forca policie, të njoftuara nga kalimtarë të rastit, shkuan në vendin e ngjarjes dhe rrethuan zonën, ndërsa në vendngjarje u grumbulluan edhe qindra qytetarë të cilët ndoqën me ankth ngjarjen.
Rojet e objektit deklaruan se nuk kishin dijeni se si ky person hipi pa u pikasur nga askush në ndërtesë e më pas edhe ne vinç.
Aktualisht 50-vjeçari është në duart e policisë, e cila pritet të marrë dëshminë e tij për të zbardhur në tër%si ngjarjen.
/Start/E.B/
19:04 Tiranë, një person tenton të hidhet nga mbi 80 metra lartësi
Një person ka hipur mbrëmjen e sotme në një vinç të një objekti në ndërtim duke kërcënuar se do të kryejë vetëvrasje.
Ngjarja po ndodh në qendër të Tiranës, në afërsi të ndërtesës 24-katëshe që po ndërtohet te “Ushtari i panjohur”.
Mësohet se personi ndodhet në lartësinë rreth 84 metra.
Ende nuk dihet identiteti i personit mashkull rreth të 40-ve dhe as arsyet që e kanë çuar atë drejt këtij veprimi.
Qindra forca policie, të njoftuar nga kalimtarë të rastit, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa negociatori i RENEA-s po negocion për uljen e personit nga vinçi ku ndodhet.
Ndërkohë, në vendngjarje janë grumbulluar edhe qindra qytetarë, të cilët shohin me ankth ngjarjen.
Roja i objektit deklaron se nuk ka dijeni se si ky person ka hipur në ndërtesë e më pas edhe ne vinç.
/Start/E.B/
2012-02-04 19:04