E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në autostradë, identifikohet viktima

Policia identifikon viktimën e gjetur mbrëmjen e së enjtes në autostradën Tiranë- Durrës. Besohet se i riu, rret të 25-tave, mund të ketë gjetur vdekjen nga përplasja me një makinë të rastit. 

TIRANE- Është identifikuar kufoma e gjetur mbrëmjen e së enjtes në autostradën Tiranë- Durrës. Sipas policisë viktima është Altin Shaqiri, nga Yzberishti i Tiranës. Sipas të dhënave të para të policisë viktima i cili udhëtonte me motorcikletë, mendohet të jetë rreth të 25-tave, dhe mund të ketë gjetur vdekjen nga përplasja me një makinë. Mësohet se trupi i viktumës është gjetur disa metra më larg motorit në të cilën udhëtonte. Policia vazhdon të kryejë hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa bëhet i vështirë identifikimi i autorit që mund të ketë kryer aksidentin.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›