Tiranë, banesa rrëshqet në ujë, rrezikohen banorët
TIRANE- Nata e pare e vitit 2009 ka qenë dëshpëruese për familjen Metaja.14 vjet pas ndërtimit të shtëpisë në zonën e Bregut të Lumit në periferi të Tiranës. Streha e tyre është zhytur në uje. Kryefamiljari Zaim Metaja thotë se rreth orës 3 të mëngjesit ka ndjerë kërcitjet e shtëpisë që po rrëshqiste drejt lumit.
Bashkë me këtë shtëpi edhe 13 te tjera rrezikojne shembjen këto dite. Banorët shprehen se kanë kërkuar ndihmë pranë bashkisë Kamëz por përgjigjja ka qenë negative.
Ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut po rrezikojnë gjithnjë e më shumë qindra shtëpi të ndërtuara shumë pranë lumit në kryeqytet. Situata e vështirë paraqitet jo vetëm në zonën e Laknasit por edhe në Kodër Kamëz dhe Babrru ku një pjesë e shtëpive rrezikojnë shembjen për shkak të gërryerjes së tokës nga rrjedha e lumit.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)