2009 vjen me bore dhe lageshti

Ne zonen verilindore debora ka krijuar probleme, vecanerisht ne Kukes. Ne kete qark 7 komuna jane pothuajse te bllokuara per shkak se rruget jane mbuluar nga nje shtrese prej 40 centimetra debore.
Behet fjale per komunat Shishtavecit, Kalis, Bushtrise,Gryke-Caj, Arren, Zapod dhe Topojan. Gjate mbremjes se djeshme por edhe sot ka patur probleme me qarkullimin edhe ne akset nacionale ne zonen e Pukes.
Reshjet e bores kane krijuar nje shtrese te konsiderueshme ne rruge dhe policia keshillon levizjen me ane te zinxhireve. Probleme te medha ka edhe ne qarkun e Dibres, ku nje pjese e madhe e komunave ndodhen te izoluara per shkak te rrugeve te mbuluara nga bora.
Paraditen e sotme ka nisur edhe puna per hapjen e ketyre rrugeve duke nisur me segmentet Kukes - Has por edhe me rruge te tjera nacionale. Te bllokuara jane rruget ne zonat e thella te Tamares, Boges dhe Thethit.
Ne jug te vendit gjate nates ka patur reshje shiu dhe ritja e temperaturave ka eleminuar boren dhe akullin, i cili ishte problematik disa dite me pare. Nderkohe parashikohet qe gjate dites se sotme te vazhdojne rreshjet e bores edhe te shiut.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code