Obama, letër urimi presidentit Topi për Pavarësinë
Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka dërguar një letër urimi presidentit Topi, me rastin e festës së Pavarësisë, e cila vijon si më poshtë.
I dashur zoti President,
Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së vendit tuaj, ju shpreh urimet më të mira për ju dhe popullin shqiptar!
Në këtë vit të njëzetë të rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe diplomatike, ne festojmë miqësinë e fortë mes dy popujve tanë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë në Afganistan. Ne e kemi ruajtur përkushtimin tonë të përbashkët e të palëkundur për sigurinë dhe begatinë e Ballkanit. Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqimisht përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe presim ditën kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë integruar në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe.
Ju lutem, pranoni urimet më të mira të popullit amerikan në përvjetorin e pavarësisë së vendit tuaj!