Aksidenti, shkak një gabim njerëzor
Tragjedia ajrore që i mori jetën presidentit të Polonisë Lech Kaczynski dhe shumë zyrtarëve të tjerë të lartë mund të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor.
Të paktën ky është dyshimi paraprak i nxjerrë nga autoritetet lokale të rajonit Smolensk në Rusi.
"Piloti i avionit presidencial u paralajmërua të ulej në Minsk dhe jo në Smolensk," tha para gazetarëve zëdhënësi Andrei Yevseyenkov, Zëdhënësi i Guverantorit të Smolenskit
Avioni tupolev 154- në bordin e të cilit udhëtonin 132 persona u rrëzua në rajonin e Smolensk në Rusi.
Në avion veç presidentit të Polonisë, udhëtonin edhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit polak.
Mes viktimave veç Presidentit Kaczynski; bashkëshortes së tij Marias; janë edhe ish presidenti Ryszard Kaczoroëski; nënkryetari i Parlamentit, Jerzy Szmajdzin', kryekancelari i Presidencës dhe shefi i Zyrës Kombëtare të Sigurisë.
Zyrtarët e lartë polakë do të merrnin pjesë në ceremonitë me rastin e 70 vjetorit të masakrës së Katyn, ku anëtarë të policisë sekrete sovjetike ekzekutuan mbi 20 mijë polakë.