E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes në një aksident ajror presidenti polak, Kazinski

Avioni që kishte në bord presidentin polak Lech Kazinski është rrëzuar pranë një aeroporti në Rusi. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare ruse. Mediat në vend kanë bërë të ditur se 132 persona kanë gjetur vdekjen në përplasjen e ndodhur pranë Smolensk, dhe një guvernator rajonal është shprehur se nuk kishte asnjë të mbijetuar. (update)

• Gjoka: Rusia, kom. hetimor për ngjarjen
• Ambasadori shqiptar në Poloni: Vendi nën shok
• Portreti i presidentit polak, Lech Kaziski

Ndërkohë që zyrtarë polakë kanë konfirmuar se presidenti Kazinski ndodhej në bord të avionit të rrëzuar me bashkëshorten e tij Maria, vëllain e tij binjak ish kryeministrin e vendit Jaroslav si dhe me përfaqësues të tjerë të rëndësishëm të qeverisë polake, përfshirë dhe ish presidentin e vendit.
Ata ndodheshin në Rusi për të përkujtuar 70 vjetorin e masakrës së Katin ku sovjetikët vranë me mijëra polakë.

Ministria ruse e Emergjencave ka thënë për agjencinë ruse të lajmeve se avioni është rrëzuar në 10:56 me orën lokale të Moskës. Zëdhënsja e ministrisë tha se avioni po udhëtonte nga Moska në Smolensk, por deklarata e saj nuk kishet asnjë detaj për identitetin e viktimave.

Në avion ndodheshin pothuajse të gjithë emrat e rëndësishëm të institucioneve në vend përvec kryeminsitrit Donald Task i cili ka mbledhur në mënyrë urgjente kabinetin qeveritar në Varshavë. Në momentin e uljes avioni nuk ka mundur të bënte lëvizjet e parashikuara.

Sipas dëshmive paraprake dhe raporteve të policisë avioni është përplasur me majat e pemëve dhe ka rënë në tokë duke u ndarë në pjesë.

Sipas televizionit rus kulla e kontrollit në aeroportin e Smolensk kishte këshilluar pilotin e avionit presidencial të mos ulej në aeroport për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Në zonë kishte shumë mjegull dhe për këtë arsye autoritetet e aeroportit i kishin sugjeruar pilotiti të drejtohej në aeroportin e Minsk në Bjellorusi. Piloti i avionit presidencial polak ka injoruar thirrjet dhe është përpjekur më kot tre herë për tu ulur. Përpjekja e katërt ka rezultuar fatale.

Ndërkohë presidenti rus Medvedev ka ngritur një komison hetimi për të zbardhur tragjedinë ajrore. Në krye të komisionit ëshët emëruar kryeministri rus Putin. Për momentin ende po verifikohet numri i saktë i personave që gjendeshin në delegacionin polak. Deri tani numri i dhënë është 85 anëtarë së bashku me pjesëtarët e ekuipazhit.

Viktimat e aksidentit:

Presidenti polak, Lech Kaczynski
Bashkëshortja e presidentit, Maria Kaczynski
Shefi i shtabit të përgjithshëm, Franciszek Gagor
Zëvendës ministri i jashtëm polak, Andrzej Kremer
Guvernatori i Bankës Qendrore Polake, Slawomir Skrzypek
Ish- presidenti polak, Ryszard Kaczorowski
Kandidati konservator në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Poloni, Przemyslaw
Kreu i Institutit të Memories Kombëtare, Janusz Kurtyka
Zëvendës presidenti i Seimas, Jerzy Zmudzinski

Dorina Gusmari
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 10 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›