E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti tragjik 3 persona ne gjendje kritike per jeten



Lizeta DURO - Tre persona qe udhetonin ne autobusin e linjes Tirane - Athine i cili u rrezua dy dite me pare afer fshatit Fratar ne aksin rrugor Ballsh-Tepelene rezultojne te jene ne gjendje kritike per jeten. Mbas mesnates Eduard Prenci 29 vjec nga Lushnja dhe Petro Vangjeli 61 vjec nga Saranda per shkak te gjendjes se tyre te rende shendetesore jane derguar ne Spitalin e Janines. Ne situate teper kritike eshte edhe nje pacient qe ndodhet ne Spitalin e Fierit ku sipas mjekeve gjendja e tij shendetesore eshte renduar nga momenti qe ka ardhur aty. Gjithashtu gjate dites se djeshme jane transportuar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes per te marre nje sherbim me te plote shendetesor 30-vjecarja Sebie Boksiu Luan Cela 22 vjec por edhe shoferi i autobusit Tomas Tsogas. Pjesa tjeter e pacienteve po kurohen ne spitalet rajonale te vendit rreth 17 paciente ne Spitalin e Fierit 6 ne Spitalin e Gjirokastres dhe 2 femije ne Spitalin e Durresit ku po marrin ndihmen e nevojshme shendetesore.
Pacientet
Disa nga pacientet gjendja shendetesore e te cileve u permiresua ndjeshem kane lene spitalin qe diten e djeshme. Por ata jane shume konfuze dhe te traumatizuar per gjithcka ndodhi. Pjesa me e madhe e tyre shprehen se ne momentin e ngjarjes kane qene ne gjume dhe se jane perpjekur te dalin nga dritaret e autobusit per te shpetuar veten e tyre dhe femijet duke qene se nje pjese kane udhetuar familjarisht per tu kthyer ne Greqi. Sipas rrefimeve te pacienteve qe kane lene spitalin nje problem tjeter shqetesues per ta eshte edhe mungesa e dokumentacioneve te cilat rezultojne tu kene humbur gjate aksidentit. Edhe pse ne gjendje shoku ata shprehen se shume shpejt duan te udhetojne per ne shtetin grek per te mos humbur punen apo aktivitetin e atjeshem.

Apeli per gjak
Kryqi i Kuq Shqiptar dhe drejtuesit e spitaleve rajonale prane te cilave ndodhi tragjedia dhe ku po trajtohen pjesa me e madhe e pacienteve u bejne apel qytetareve te dhurojne gjak per te perballuar keshtu situaten emergjente pas aksidentit. Nje pjese e pacienteve per shkak te demtimeve dhe tronditjes kane pasur hemorragji te brendshme duke humbur keshtu shume gjak. Bankat e gjakut ne spitalet e Fierit dhe te Gjirokastres nuk kane shume rezerva edhe pse deri tani i kane plotesuar me sukses nevojat per gjak. Prandaj apeli shkon per te gjithe ata qe e ndiejne veten te shendetshem te dhurojne gjak per tiu ardhur ne ndihme te aksidentuarve por edhe pacienteve qe shtrohen ne keto spitale.
Reagime
Menjehere pas aksidentit ne vendin e ngjarjes shkoi ministri i Shendetesise Petrit Vasili i cili me heret kishte urdheruar venien ne gjendje gatishmerie te spitaleve te Fierit te Tepelenes Ballshit Gjirokastres madje edhe te Vlores dhe Durresit si dhe te ambulancave te te gjithe zones. Presidenti i Republikes se Shqiperise Bamir Topi me ane te nje mesazhi ngushellimi u shprehu dhimbjen dhe solidaritetin e tij familjareve te viktimave dhe gatishmerine institucionale ne mbeshtetje te familjareve te viktimave. Ne keto caste teper te veshtira gjendem shpirterisht prane jush duke ju shprehur solidaritetin njerezor dhe gatishmerine institucionale per te qene plotesisht ne mbeshtetje te nevojave tuaja me imediate - thuhet ne mesazhin e presidentit. Sipas Topit kjo ngjarje sjell hidherim per cdo familje shqiptare ndaj te gjithe bashke ndajme pikellimin dhe shprehim lutjen qe shpirti i viktimave te prehet ne paqe.
Edhe kryeministri Sali Berisha ne daljen e tij enkas per kete ngjarje te rende ngushelloi familjaret dhe ne emer te qeverise shprehu hidherim per ate qe ndodhi. Kryeministri u shpreh se qeveria do te mbuloje te gjitha shpenzimet e varrimit per 9 personat qe humben jeten ne kete aksident tragjik. Shefi i qeverise njoftoi gjithashtu nderprerjen e te gjitha aktiviteteve festive me rastin e liberalizimit te vizave ne shenje solidariteti dhe nderimi per viktimat e tragjedise dhe u shpreh se aktivitetet festive do te zhvillohen diten e premte.

Viktimat
Fredi Guma 45 vjec nga Frakulli i Vogel Fier
Marjola Fredi Guma 13 vjec nga Frakulli i Vogel Fier
Manushaqe Bali 33 vjec nga Karbunara Lushnje Dallendyshe Ramazan Shuli 40 vjec Lushnje
Dhurata Nevruz Halilaj vjec 35 nga Laci
Aferdita Nevruz Basha 40 vjec nga Laci
Refotaq Mefail Bashllari nga Tirana
Nikolle Nina 70 vjec nga Durresi
Karafil File 35 vjec nga fshati Peshtan Berat

10 Nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›