Meta-investitoreve Vazhdoni te investoni ne Shqiperi jeni te sigurt
Ervin KOCI - Zevendeskryeministri dhe njeheresh ministri i Ekonomise Ilir Meta i ka bere thirrje investitoreve te huaj te investojne ne Shqiperi si nje vend i cili ofron lehtesira per bizneset. Duke folur ne konferencen Doing Bussines in Albania ministri Meta theksoi se investitoret e huaj do te gjejne nje klime mjaft te favorshme per te bere biznes. Ju bej thirrje te vazhdoni te investoni ne Shqiperi. Eshte nje vend i pershtatshem per turizem i pasur me burime minerare. Ka nje natyre shume e mire qe nje vend mund te ofroje per te bere biznes- deklaroi ministri Meta. Gjithashtu ai tha se ekonomia shqiptare eshte ekonomi me stabilitet te plote duke theksuar se qeveria shqiptare ka vene ne zbatim modele te huaja te cilat kane pasur suksese ne zhvillimin e ekonomise se vendit. Ne kete seminar moren pjese dhe Kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu biznesmene nga SHBA Kanada perfaqesues te biznesit evropian si dhe drejtuesit e Bankers Petroleum.
Ofertat
Sipas ministrit te Ekonomise sot klima e biznesit eshte permiresuar ne menyre te ndjeshme dhe mundesite e investimeve jane gati per tu eksploruar nga investitore strategjik vecanerisht ne sektorin energjetik. Shqiperia eshte nder vendet me barren fiskale me te ulet ne Evrope duke aplikuar nje regjim te takses se sheshte prej 10 per individet dhe bizneset. Gjate dekades se fundit Shqiperia ka qene shume e suksesshme ne procesin e privatizimit ne fusha te ndryshme te tilla si telefonia fikse dhe mobile shperndarja e sektorit te energjise bankave dhe sigurimeve rafinerine e naftes etj.- ka deklaruar ministri Meta. Ai ka shtuar me tej se kohet e fundit qeveria po mbeshtet zbatimin e modeleve te ndryshme te Partneritetit Publik dhe Privat ne shume projekte strategjike me ane te koncesioneve ne infrastrukture energji dhe sektoret e transportit.
Industria
Ministri i Ekonomise Meta tha se qeveria do te mbeshtese industrine e naftes qe te zhvillohet me tej dhe do u permbahet angazhimeve kontraktore qe ka lidhur me kompanite e naftes. Ne plotesojme standardet me te mira ne industrine e hidrokarbureve dhe do te vazhdojme mbeshtetjen e plote te ketij sektori. Aktualisht ky sektor perfshin rreth 65 te konsumit kombetar te energjise ne ekonomine tone. Qeveria shqiptare eshte plotesisht ne mbeshtetje per zgjerimin dhe modernizimin e industrise se naftes si nje force konkurruese duke shtuar efikasitetin dhe shfrytezimin e mjedisit miqesor te burimeve natyrore te vendit.- deklaroi Meta. Kompania Bankers vitin e ardhshem pritet te dyfishoje investimet e saj ne vendin tone duke rritur prodhimin e naftes ne vend. Nga ana e qeverise pritet qe te kete zhvillime ne fushen naftembajtese te Kucoves si dhe do te perfundoje privatizimi i plote i kompanise shteterore te prodhimit te naftes Albpetrol.
BOX//////////////////////////////////
Privatizimet kater hidrocentrale do te dalin ne shitje
Qeveria ka vendosur te nxjerre ne treg per shitja kater nga hidrocentralet e rendesishme te vendit. Ministri i Ekonomise Ilir Meta e ka konfirmuar kete hap te rendesishem privatizimesh ne energjetike. Fjala eshte per shitjen e dy hidrocentraleve mbi lumin Mat hidrocentralet e Ulzes dhe te Shkopetit si dhe dy hidrocentralet e Bistrices ne jug te vendit. Priten privatizime shume te rendesishme dhe shume te suksesshme. Privatizimi i Albpetrolit dhe njekohesisht pritet dhe privatizimi i kater HEC-eve te vogla dhe te mesme qe nuk jane pjese e kaskades se lumit Drin- deklaroi dje kreu i METE-s Ilir Meta. Hidrocentrali i Ulzes eshte vene ne pune ne vitin 1958 dhe eshte hidrocentrali i pare i ndertuar ne kaskaden e lumit Mat. Ai ka fuqi te instaluar totale 25 megavat. Ndersa hidrocentrali i Shkopetit i dyti ne kaskaden e Matit me fuqi 24 megavat si edhe dy hidrocentralet e Bistrices me fuqi perkatesisht 22 dhe 2 megavat jane ndertuar ne harkun kohor 1960-1966. Ne te kater keto hidrocentrale ne vitet e fundit ka pasur rehabilitime te thella.
Shkurt////////////////////////////
Fituesi i licences 3G pas 5 ditesh shpallet vendimi nga AKEP
Kualifikohen ne tenderin per marrjen e licences 3G dy kompanite celulare qe bene ofertat e tyre dy dite me pare. Kompania Vodafone u kualifikua me 100 pike ndersa Eagle Mobile me 46.11 pike nderkohe qe kane 5 dite afat per te ankimuar perpara shpalljes se fituesit nga Keshilli Mbikeqyres i AKEP-it. Gjate paraqitjes se ofertave prane AKEP-it kompania celulare Eagle Mobile ofroi vleren 12.5 milione euro per licencen dhe kompania tjeter celulare Vodafone ofroi 31.4 milione euro. Nderkohe tavani i vendosur nga qeveria shqiptare ishte 12.5 milione euro. Rreth nje muaj me pare kur qeveria nxori publikisht kete nisme se bashku kompanite celulare e kundershtuan dhe deklaruan se nuk do te marrin pjese ne kete nisme te qeverise shqiptare duke qene se cmimi dysheme i vendosur nga qeveria ishte shume i larte ne vleren e 12.5 milione eurove. Kompanite celulare qe operojne ne vendin tone kerkuan nga qeveria dhenien e me shume licencave duke e konsideruar vendimin e qeverise si veprim qe favorizon monopolin.
Liberalizimi i vizave ja ndikimet qe priten ne ekonomine e vendit
Liberalizimi i vizave pervec levizjes me te lehte te qytetareve shqiptare drejt vendeve te Bashkimit Europian eshte nje vendim qe do te kete ndikimet e tij ne ekonomine e vendit.
Liberalizimi pritet ti jape nje shtyse te re zhvillimit te biznesit ne Shqiperi vecanerisht atij te vogel dhe te mesem qe ka pasur edhe me shume probleme me sigurimin e vizave.
Kjo do te perkthehet me me shume kontrata te lidhura me partneret europiane dhe rrjedhimisht me rritje te eksporteve dhe importeve. Nje tjeter avantazh do te reflektohet tek thithja e investimeve te huaja pasi vendimi per liberalizimin e vizave permireson imazhin e Shqiperise ne arenen nderkombetare dhe e ben ate nje vend me te besueshem per investitoret. Por nje disavantazh i heqjes se vizave eshte zhvleresimi i mundshem i lekut kundrejt euros nje frike kjo e shfaqur pak kohe me pare edhe nga komuniteti i biznesit. Kjo pasi pritet qe ne numer i madh qytetaresh shqiptare te perfitojne nga liberalizimi i vizave dhe te udhetojne drejt vendeve te BE. Si rrjedhim ata duhet te kene euro me vete dhe kjo do te rrise ndjeshem kerkesen ndaj ofertes duke prishur ekuilibrat e tregut dhe zhvleresuar lekun shqiptar.
Reshjet rritet niveli i ujit ne HEC-et mbi Drin
Sasia e reshjeve qe kane rene ne oret e fundit ne vendit tone kane rritur ndjeshem nivelin e hidrocentraleve. Keshtu sipas informacioneve nga KESH-i prurjet e medha te ujit kane bere qe te rritet niveli i ujit ne kaskaden e Drinit. Mesohet gjithashtu se nje grup inspektoresh nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare i kryesuar edhe nga drejtori Engjell Zeqo jane nisur per te pare nga afer HEC-et e Komanit Fierzes dhe Vaut te Dejes. Keshtu sipas informacioneve me te fundit prurjet anesore ne Koman arrijne 1250 m3 per sekonde ndersa prurjet ne Fierze dhe ne Vaun e Dejes arrijne ne 350 meter kub per sekonde.
Perditesimi i fundit 08.11.2010
Interesat ne tregun nderbankar te parase
TRIBID Interesi i kerkuar per pranimin e depozitave
o/n njeditor 3.73
12M 12-mujor 6.92
6M 6-mujor 6.07
3M 3-mujor 5.19
1M 1-mujor 4.99
1E njejavor 4.46
TRIBOR Interesi i ofruar per vendosjen e depozitave
1M 1-mujor 6.55
1E njejavor 5.96
o/n njeditor 5.53
12M 12-mujor 8.23
6M 6-mujor 7.53
3M 3-mujor 6.95
10 Nentor 2010