Prona private si behet regjistrimi fillestar sipas zones kadastrale
Ervin KOCI - Te gjithe pronaret aktual ose ish-pronaret te cilet nuk jane kompensuar akoma per pronen e tyre apo kane probleme ligjore per te drejten e pronesise duhet ti nenshtrohen nga e para regjistrimit te prones. Ky proces i ri i cili qe ketej e tutje do te jete i gjithi i elektronik i dixhitalizuar njihet si procesi i Regjistrimit fillestar te pronave. Ky proces do te realizohet nga Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme dhe nga ekspertet e saj projekt i cili financohet direkt nga Banka Boterore nepermjet Projektit per administrimin dhe menaxhimin e tokes. Gazeta Albania boton ne numrin e sotem per here te pare udhezuesin e ri dhe procedurat e berjes se regjistrimit fillestar i cli eshte hedhur ne qarkullim nga ZRPP-ja. Sipas kesaj zyre mesohet se ne Shqiperi ka nisur tashme te ndertohet sistemi i ri i regjistrimit te pasurive te paluajtshme bazuar ne ligjin Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme te ndryshuar. Baza e ketij sistemi krijohet nepermjet procedures se regjistrimit fillestar sistematik te pasurive te paluajtshme proces ky qe drejtohet nga Kryeregjistruesi i Shqiperise.
Pse duhet regjistruar prona
Prona private duhet regjistruar me qellim qe ajo te njihet zyrtarisht ne cdo kohe dhe nga cdo institucion apo individ. Kjo behet me qellim qe qytetari ose pronari te kete mundesine qe ta perdore ate sipas deshires per shfrytezim shkembim ose shitje. Po keshtu kjo behet me qellim qe qytetari pronar te jete plotesisht i sigurt dhe i ligjshem ne zoterimin e saj brez pas brezi. Sipas specialisteve prona e paregjistruar cilesohet si e ngrire dhe me te nuk mund te behet asnje veprim. Por duke u regjistruar ajo behet nje prone aktive dhe e vertete.
Si regjistrohet prona
Prona regjistrohet nepermjet nje kompanie te specializuar e cila ka nje zyre regjistrimi ne zonen tuaj. Kompanise qe kryhen regjistrimin qytetari nuk i detyrohet asnje lloj pagese per veprimet e meposhtme mbledhja dhe saktesimi i dokumentacionit pergatitja e hartes dhe karteles se pasurive te paluajtshme afishimi 45 ditor per saktesimet marrja e certifikates se pronesise. Zyra e Regjistrimit pasi ben nje njoftim publik ose individual dergon ekspertet e saj ne pronen tuaj. Eshte ne interes te cdo qytetari qe kerkon te regjistroje pronen qe te bashkepunoje ngushte me ekspertet duke u vene ne dispozicion atyre te gjithe dokumentacionin qe ai disponon si harta dokumente te kufijve te prones dokumente te pronesise si dhe informacione ose dokumente te tjera nese ka. Ne rast se gjate matjeve dhe verifikimeve ne teren per vertetesine e informacionit dhe percaktimin e kufijve te pasurise konstatohen mangesi ne dokumentacion atehere qytetarit i duhet qe te beje plotesimet e nevojshme dhe ti paraqese vete ato te Zyra e Regjistrimit.
Dokumentet e pronesise qe vlejne
Te gjitha dokumentet e pronesise te leshuara nga komisionet e ngritura per zbatimin e ligjeve mbi privatizimet qe funksionojne qe nga viti 1991 e ne vazhdim jane te vlefshme. Po ashtu edhe te gjitha dokumentet e leshuara pas vitit 1991 nga Komisionet e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave qe kane lidhje me prona te kthyera apo te kompensuara
jane te vlefshme. Gjithashtu vlejne edhe kalime te pronesise dhe te drejtave te tjera reale mbi pronesine me kontrate shitblerjeje kontrate dhurimi akt trashegimie vendim gjykate etj. Individet familjet dhe personat juridik privat apo shteterore qe zoterojne dokumente pronesie si me siper por qe nuk kane te percaktuar ne to siperfaqen e pasurise se paluajtshme kane te drejte ti paraqesin regjistruesit nje kerkese per regjistrim pronesie e cila duhet te shoqerohet me dokumentin e pronesise me nje plan vendosjeje apo genplanin e pasurise deklaraten noteriale te pronave fqinje qe vertetojne permbajtjen e kerkeses per pronesine dhe kufijte e pasurise qe pretendohen si dhe kopje te vertetuara nga noteri qe te dokumenteve te ndryshme qe mbeshtesin kerkesen per regjistrim.
Cfare ndodh me dokumentacionin e grumbulluar
Pasi plotesohet dokumentacioni i kerkuar Zyra e Regjistrimit pergatit kartelen e pasurise se paluajtshme per pronen e qytetarit ku dokumentohen edhe kufijte e kesaj prone ne harten treguese te regjistrimit.
BOX///////////////////////
Si merret Certifikata e Vertetimit te Pronesise
Cdo individ ka mundesine dhe te drejten e verifikimit te saktesise se dokumentacionit dhe karteles se prones se tij. Informacioni i regjistruar ne kartelen e prones dhe harta treguese e regjistrimit afishohen publikisht nga Zyra e Regjistrimit ku qendrojne te afishuara per 45 dite me radhe. Cdo qytetar ka te drejte qe per 45 dite te kontrolloje saktesine e te dhenave mbi pronen e tij. Ky moment konsiderohet si vendimtar per mbarevajtjen e procesit te regjistrimit. Pas ketij afati cdo gje do te kryhet perkundrejt pagesave. Te gjitha veprimet qe behen brenda periudhes 45 ditore te afishimit jane falas. Ndryshimet qe nje individ mund te kerkoje pas regjistrimit fillestar behen kundrejt pageses sipas tarifave te ndryshme. Pas kalimit te kesaj periudhe vjen casti kur qytetari behet pronar i prones. Per pasurite qe nuk ka pasur pretendime ose ato jane zgjidhur perkundrejt tarifes jepet Certifikata per Vertetimin e Pronesise. Mbajtesit e te drejtave te tjera reale te pasurise qira hipotekim servitute etj. pajisen me certifikaten perkatese.
10 Nentor 2010