E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti tragjik dhembje e pikëllim nëfamiljet e viktimave

PUKË- Pikëllimi është shumë i madh në familjen e Zef Mark Gjergjit, shoferit që drejtonte autobusin i cili pasditen e së shtunës përfundoi në ujërat e lumit Fan. Dyert e kësaj familje prej 48 orësh janë hapur për mort dhe me qindra janë ata të cilët shprehin ngushëllime për humbjen e kryefamiljarit. Të afërmit e Zef Mark Gjergjit nuk dinë të shpjegojnë se si ndodhi ngjarja fatale, ku në autobusin që drejtohej nga familjari i tyre humbën jetën 14 persona, në mesin e të cilëve edhe vetë Zefi.

“Zefi nuk ka patur asnjë problem shëndetësor, nuk ka përdorur asnjëherë pije alkoolike dhe ka qenë një nejri shumë i qetë. Ai kishte 20 vjet që punonte si shofer.” shprehen familjarët.

Në familjen Mustafa, ku dhembja është më e madhe, të afërmit tashmë janë me sy e veshë nga fëmijët e plagosur në Spitalin Ushtarak. Shyqyri Mustafa, vëllai i Adem Mustafës shpreson shumë tek strukturat shtetërore se do të ofrojnë ndihmë për kurimin e fëmijëve të palgosur, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike për jetën.

Familja Mustafa me të  shtatë anëtarët e saj  po kthehej nga Durrësi,  ku kishte qenë në plazh,  drejt Fushë-Arrëzit. Vetëm  pothuaj 30 minuta larg  shtëpisë së tyre, ata të  shtatë do të ndaheshin përgjithmonë. Tre prej tyre u kthyen në shtëpi të vdekur, ndërsa katër të tjerët janë në Spitalin Ushtarak. pa mësuar ende të vërtetën tragjike për humbjen e dy prindërve të tyre dhe motrës 15 vjecare.
(e.n/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Aksidenti, mbetet e rëndë gjendja e dy fëmijëve Aksidentet, ekspertët:Duhet të bien këmbanat e alarmit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›