E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti tragjikStudenti: Zoti deshUnë të mos vdisja

TIRANE- Në një fragment të kohës, 19 vjecari Gentjan Meçi ka prekur vdekjen për pak minuta. Student në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, dega Biologji – Kimi po udhëtonte për në shtëpi pas përfundimit të studimeve. Mesditën e së dielës i kishte hipur rastësisht autobusit “të vdekjes” por thotë se ishte vullneti i Zotit që të mos u shkonte prindërve të tij mbyllur në një arkivol.

Në një intevistë për NEWS24 tregon se kishte dëgjuar ulërimat në momentin kur autobusi kishte nisur të rrotullohej. I tronditur, vetëm pak orë pas aksidentit tragjik, Gentian Meci ndodhet i shtruar në Spitalin rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Xhaxhai i Mecit thotë se shoferi qw drejtonte autobusin ishte “i rregullt” dhe me eksperiencë të gjatë si drejtues autobusësh.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›