E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti tragjikzia në familjete 14 viktimave

FUSHE ARREZ- Në Fushë Arrëz dhe në Komunën Gjegjan të Pukës mortja e tisin e saj të errët ka mbuluar qiellin. 9 familje kanë hapur dyert e vdekjes për të afërmit e tyrë që humbën jetën në aksidentin tragjik të të dielës pasdite, kur autobusi i linjës Durrës- Fushë Arrëz, doli nga rruga dhe ra në greminë.

Zi në familjen Marku, Gjoni, Dyzeni, Mustafa, Lleshi, Prenga, Gjergji, Paloka dhe Pera. Vdekja sikur është ulur këmbëkryq në familjen Marku, dhe Mustafa të Fushë Arrëz, ndërsa në familjen Peraj të komunës Gjengjan të Pukës, mortja të ngjall frikë.

Vetëm pak ditë më parë, kjo shtëpi kishte përcjellë për në banesën e fundit kryefamiljarin Gjin Peraj, i cili kishte gjetur vdekjen aksidentalisht teksa priste dru në malin Munellë të Pukës. Me lëndën drusore, kryefamiljari nxirrte të ardhurat për familjen e tij të përbërë nga bashkëshortja, dy djemtë, nëna e tij dhe halla, dy plakat e e moshuara. Ndërsa sot dyert e mortit janë hapur sërish.

Nga banesa e varfër, sot në 16.00 do të përcillet për në banesën e fundit Gjovalini, 15 vjec, djali i madh i familjes. Ndërsa për djali i vogël Erikson Peraj dhe e ëma, Flora 38 vjece ( të tre pasagjerë të autobusit) një fije peri i ndan jetën me botën e përtejme. Eriksoni, 9 vjecar ka pësuar dëmtime në të dyja mushkëritë dhe gjëndja e tij shëndetësore është tepër e rëndë.

Trupit të imët të vogëlushit iu desht ti nënshtrohej një operacioni të gjatë dhe të rëndë, i cili sipas mjekëve të spitalit ushtarak zgjati gati gjithë natën, por sërish mjekët nuk japin shpresa.

Edhe tentativa për ta dërguar në Spitalin e Mushkërive, në Sauk të Tiranës, për një mjekim më të specializuar dështoi. Mjekët thanë se shëndeti i tij nuk mund të përballonte transportim nga një spital në tjetrin. Ndërsa korrespondenti i NEWS24 Hil Gjaci informon se familjarët kanë mësuar se Flora, 38 vjece ndodhet në gjendje kome.

Familja Marku ka humbur Almën 33 vjece dhe djalin Arsenin 8 vjecar. Familja Mustafa do përcjellë për në banesën e fundit Ademin 55 vjecar, Elonën vetëm 12 vjece dhe Lavdien, 41 vjece.

Për në banesën e fundit do të përcillen edhe Paulin Gjoni, 28 vjec, Mimoza Dyzeni, 29 vjece, dhe Preng Dyzeni 38 vjec, Marte Lleshi, 31 vjece, Marie Prenga 60 vjece, Zef Gjergji, 47 vjec (shoferi i autobusit) Fran Paloka, 22 vjec,

Kryeministri Berisha së bashku me deputetë të tjerë të zonës, si dhe përfaqësues të opozitës janë nisur drejt Pukës për të bërë homazhe në familjet ku ka rënë zia. Qeveria ka garantuar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet e ceremonisë mortore.
(Suela Gera/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›