E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, vdes babë e bijë, plagoset rëndë e ëma

Foto Ilustruese

KUKES- Dy anëtarë të një familje nga Mitrovica kanë gjetur vdekjen, ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin Kukës- Kalimash pak pas orës 20:00.

ViktimaT janë identifikuar si Urata Kurti, 10 vjeçe dhe babai i saj, Agim Kurti, 54 vjeç. Agime Kurti, bashkëshortja e viktimës është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të qytetit të Kukësit.

Mësohet se familja kosovare ishte nisur për në bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e verës.

Policia po punon për zbardhjen e aksidentit. Paraprakisht mësohet se shpejtësia tej normave të lejuara është bërë shkak për aksidentin e rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›