E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët vinin në Greqi për të punuar, tani vijnë për pushime

Share

Nga Marianna Tsatsou

Greek Reporter

Thuajse dy dekada më parë, një valë masive emigrantësh nga Shqipëria mbërriti në Greqi në kërkim të punëve. Mijëra shqiptarë udhëtuan në këmbë drejt Greqisë, të varfër e të dëshpëruar, por gjithmonë punëtorë të palodhur. Në vitin 2012, ata po e vizitojnë Greqinë për arsye tjera, për shopping dhe për pushime.

Sipas portalit tromaktiko, një biznesmen grek në fushën e turizmit u tha se sivjet shumicën e klientëve i ka nga Shqipëria, jo nga Greqia. Ata vijnë nga Tirana ose qytete të tjera shqiptare me makinë për shkak se janë vetëm pak orë larg Greqisë, tha ai. Madje nënvizoi faktin se nuk bëjnë pazar për ulje çmimesh për dhomat e hotelit.

Disa agjentë turistikë po bëjnë përpjekje madje për ti dërguar në Itali. Kryebashkiaku i Sarandës në bashkëpunim me autoritetet italiane ka nënshkruar një kontratë për të lidhur qytetin bregdetar me Italinë përmes aliskafeve. Udhëtimet do bëhen jo vetëm për pushime, por edhe për nevoja mjekësore në rast emergjencash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›