Aksidentimi i trupës diplomatike në Tiranë, Policia me njoftim zyrtar: Vdiq shtetasi rus, makina u përplas me bordurën
Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Sipas unformave blu mësohet rreth orës 23:10 te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i Ambasadës ruse është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga duke u përplasur më pas me bordurën.
Si pasojë e përplasjes ndërroi jetë shtetasi rus S.M 36-vjeç, i cili ishte pasagjer në automjet, ndërkohë mbeti i plagosur shoferi shtetasi A.K, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë
Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
LEXO EDHE: Aksidentohet makina e trupës diplomatike në Tiranë, vdes shoqëruesi i ambasadorit rus
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
