E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballsh 6 te vdekur nga rrezimi i autobusit

Jane te pakten 6 personat qe kane humbur jeten nga aksidenti i rende i ndodhur ne Ballsh ku nje autobus ra ne nje gremine 250 metra te thelle.

Lajmin e ka konfirmuar zedhenesja e Policise se Shtetit e cila ka bere te ditur se forcat e policise te mbledhura ne vendin e ngjarjes kane arritur te nxjerrin deri tani 20 te mbijetuar.

Sipas zedheneses keta persona kane marre plage te lehta dhe jane derguar ne spital per te marre mjekimet e duhura.

Sipas burimit per menaxhimin e situates eshte ngritur nje grup i posacem pune nderkohe qe ne vendin e ngjarjes jane derguar 100 efektive te FNSH-se dhe RENEA-s zjarrefikes dhe njesi te policise se Gjirokastres dhe Fierit.

Burimi shton me tej se autobusi ishte i linjes Tirane-Athine me targe IGN 9900 dhe drejtohej nga nje shtetas greke Thomas Covas.

Nderkohe eshte bere i mundur identifikimi i nje prej viktimave shtetasi Alfred Guma ndersa po punohet per nxjerrjen e te mbijetuarve te tjere.

Hetime te metejshme pritet te zbardhin me saktesi shkaqet e aksidentit qe nga mbikeqyrjet paraprake ka rezultuar se ka ndodhur per shkak te terrenit te rreshqitshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›