E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohen 3 makina, plagosen 4 vetë, mes tyre 3 policë

ELBASAN-Tre efektivë të policisë së rendit dhe një person tjetër kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën e qytetit të Elbasanit.

Burime të Policisë bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë tre automjete, mes të cilëve edhe mjeti i patrullës së policisë së rendit.
Nje automjet me targa të Shkodrës 7130 E është përplasur me automjetin e policisë me targa 2131, si dhe me një tjetër automjet me targa të Elbasanit 0217 C. Si pasojë e përplasjes ndodhet në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit nga Shkodra S.Hoxha, ndërkohë që në gjendje më të lehtë ndodhen tre efektivat e rendit Q.H 45 vjec, B.B 40 vjec dhe D.S 41 vjec.
Shkaktare i aksidentit ka qenë mjeti me targa të Shkodrës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›