E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rompuy: Eurogrup do vendosë për këstin e gjashtë në nëntor

BRUKSEL - “Ministrat e financave të zonës euro janë gati t’i hapin dritën e gjelbër këstit të gjashtë prej 8 miliard euro për Greqinë gjatë takimit të tyre në fund të nëntorit”, tha kryetari i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, pas takimit me kryeministrin grek Lukas Papadhimos.

Duke prekur cështjen e garancisë z. Van Rompuy iu bëri thirrje politikanëve grekë të mbështesin strategjinë e qeverisë.

Z. Rompuy e siguroi kryeministrin grek se Bashkimi Evropian është i gatshëm për të ndihmuar Greqinë dhe Papadhimos nga ana e tij përsëriti vendosmërinë e qeverisë për të zbatuar të gjitha masat në buxhet.

"Eurogroup do të jetë në gjendje të bjerë dakord në takimin e ardhshëm për lirimin e këstit të gjashtë të kredisë greke", tha z. Rompuy.

"Shumë përpjekje janë bërë nga ana e popullit grek, por më shumë duhet të bëhet për të rivendosur stabilitetin dhe rritjen e besimit, "tha ai.

Ai gjithashtu theksoi nevojën e vazhdimit të partive politike në Greqi për të mbështetur qeverinë dhe i bëri thirrje dhe institucioneve të BE- për të bërë pjesën e tyre të detyrës.

"Në lidhje me situatën më të gjerë në eurozonë, është e qartë se ne jemi në një periudhë të vështirë," vërejti Presidenti i Këshillit Evropian. "Të gjitha institucionet e BE duhet të bëjnë gjithçka në kuadër të përgjegjësisë së tyre për të rivendosur, besimin stabilitetin e rritjes, dhe punësimin", tha ai.

Pas takimeve me Barroson dhe Van Rompuy, nesër kryeministri grek do të udhëtojë në Luksemburg për të takuar kreun e Eurogrup Zhan-Klod Junker. Pastaj do të ndalojë në Frankfurt për t'u takuar me presidentin e Bankës Qendrore Evropiane, Mario Dragon.

Lidhje te tjera Takimi me Barroson, Papadhimos: Objektiv, qëndrimi në Euro

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›