E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zjarri në magazinën e fishekzjarreve, shkrumbohen bizneset

Një zjarr i madh ka përfshirë  pak minuta më parë një magazinë në zonën e tregut ushqimor, pranë shkollës Teknologjike në Tiranë. Mësohet se objekti i përshirë nga flakët është një magazinë lodrash në të cilën gjenden edhe fishekzjarre.Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrëfikëse të cilat kanë evaukuar zonën përreth dhe po përpiqen të shuajnë zjarrin.

Policia bën të ditur se nuk ka viktima ndërsa vazhdojnë të dëgjohen shpërthime të mëdha brenda objektit.Nga njoftimet e fundit mësohet se shkak i këtij zjarri ka qenë një shkëndijë elektike që është ndihmuar më pas nga fishekzjarret. 7 zjarrfikëse nga Tirana dhe nga Durrësi kanë mbërritur në vendgjarje dhe po tentojnë të lokalizojnë flakët.

Kreu i zjarrfikëseve të Tiranës, z. Dilaver Laci konfirmoi se situata me zjarrin në magazinën e fishekzjarreve është serioze.
“Përberja e materialeve që përmban magazina vështirëson punën e zjarrfikëseve për shuarjen e flakëve. Nuk ka të dhëna për viktima. Shtënllungat e tymit janë tepër gjinagnde dhe për këtë arsye në evakkuam banorët e zonës. Po punojmë që flakët të mos mbërrijnë drejt banesave”.

Banorë të zonës po ndihmojnë zjarrfikësit të shuajnë flakët e zjarrit që po kërcënojnë banesat e tyre. Shumica e banorëve janë të komunitetit rom.

Nje pike karburanti dhe nje e shitjes se bombolave te gazit jane ne rrezik per shkak te flakeve te zjarrit qe ndodhen vetem 15 metra larg tyre.

Nje banese po digjet nga flaket pasi zjarri i rene ne magazinen e fishekzjarreve eshte perhapur dhe me teper. Zjarrfikesit po punojne me te gjitha forcat per te shuar flaket, por situata sa vjen e rendohet.

Ndërkohë situata kaotike në qytetin e nxenesve ka mobilizuar te gjithe sistemin policor dhe zjarrefikes brenda dhe jashte Tiranes. Ne vendngjarje ka mberritur dhe ministri i brendshem Bujar Nishani si dhe deputete te majte e te djathte te cilet po monitorojne nga afer situaten.

Në një komunikim te radhes me drejtorin e zjarrefikesve Haki Hoxha konfirmoi se tempi i flakeve ka rene dhe ne nje afat kohor rreth 30 minuta do te kemi shuarjen e plote te vatres se zjarrit. Nderkohe pas nje harku kohor prej tre oresh zjarri eshte lokalizuar dhe po shkon drejt shuarjes se plote kete e ka konfiormuar dhe zv.ministri i brendshem Ferdinand Poni i cili deklaroi se zjarri po numeron sekondat e fundit te tij. Sipas tij kjo ngjarje e rende shenon nje bilanc pozitiv sa i perket demeve njerezore por nuk mund te thuhet e njejta gje per demet materiale te cilat jane te shumta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›