E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohen dy makina në Cërrik, 4 të plagosur

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në afërsi të Cërrikut, ku dy automjete, njëri me targa Elbasani dhe tjetri me greke, u përplasën mes tyre.

Për pasojë, katër persona, mbetën të plagosur, 2 prej të cilëve të rëndë.

Të lënduarit u dërguan me urgjencë në spital, ndërsa policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë lëvizja në drejtim të gabuar nga njëri prej automjeteve.
/Start/

                                                                                             2012-06-19 22:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›