Ukrainë, Timoshenko, fajtore për vrasjen e një deputeti?

Partia opozitare Timoshenkos, ka deklaruar menjëherë se nëse ky vendim do të jepet, nuk ka dyshim që ky është një ekzekutim i urdhrit të presidentit, Viktor Janukoviç.
Që nga maji i viti 2010-të, kundër saj u hapën disa çështjeve penale për abuzim me pushtetin. Më 11 tetor 2011-të, gjykata e dënoi ish-kryeministren Timoshenko me shtatë vjet burg, pasi ajo u gjet fajtore për abuzim në krey të detyrës. Ajo u akuzua si ndërmjetëse në marrëveshjen e gazit me Rusinë.
Në një intervistë të dhënë për të përditshmen ukrainase ''Kommersant'', zëvendësprokurori, Renat Kuzmin deklaroi se kishte prova të mjaftueshme për shpalljen fajtore të Timoshenkos për vrasjen e Evgen Çerban, një deputet i vrarë në aeroportin ''Donetsk''.
"Ne kemi prova të mjaftueshme për ta shpallur fajtore Julia Timoshenkon, veçanërisht nëpërmjet deklaratave të dëshmitarëve, sipas të cilëve ajo kishte organizuar dhe financuar këtë vrasje'', konfirmoi sot Kuzmin.
''Prokuroria pret shërimin e opozitares së transferuar në spital për shkak të hernies diskale, për të bërë të mundur procedimin për ta shpallur fajtore'', shtoi gjykatësi duke e cilësuar sëmundjen e saj si një "farsë" dhe "shoë politik".
Sipas të dhënave të prokurorisë, viktima ishte në konflikt me Timoshenkon, që posedonte në atë kohë shpërndarjen e gazit rus në Ukrainë dhe tentoi të detyronte ndërmarrjet në rajonin industrial të Donjetskut për blerjen e kësaj lënde të pare, të cilën e posedonte shoqëria ''Sistemet Energjetike të Bashkuara të Ukrainës (SEUU), në sajë të mbështjes së kryeministrit të asaj kohe, Pavlo Lazarenko.
Ky i fundit është burgosur në SHBA për pastrim parash që prej vitit 1999.
Akuzat e ngritura kundër Timoshenkos kanë shkaktuar një krizë të rëndë mes Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, pasi kjo e fundit e konsideron këtë çështje si të motivuar politikisht.
/Start/E.G/
2012-06-19 22:16