E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohen kalimtarët

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e shkuar, kur një automjet që qarkullonte nga Elbasani në Tiranë, ka goditur për vdekje shtetasi Bilal Gurra, lindur në vitin 1956 dhe banues në fshatin Gurrë e Vogël në Tiranë.

Ai po tentonte të kalonte rrugën teksa është goditur nga një automjet tip Ford. Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasi Islam Doçi, 73-vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë, një shtetas mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e shkuar pasi u aksidentuar teksa po kalonte rrugën.

Ngjarja ndodhi në aksin dytësor Kavajë-Golem në vendin e quajtur Kthesa e Qerretit, ku ka humbur jetën shtetasi Vilson Imer Elezi, 23 vjeç, banues në Qerret, Kavajë. Ai po kalonte rrugën, teksa përplasur nga një automjet tip Pezho me targa të Kavajës. Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin Ermal Bllakçorri, 21-vjeç, banues në Kavajë.

Për të dyja rastet, materialet i kaluan Prokurorisë për konsumim të veprës penale shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-21 14:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›