E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papadhimos: Objektiv qëndrimi në Euro, Barroso: Duhet konsensus

BRUKSEL - “Greqia në Euro, është objektivi kryesor". Kështu deklaroi kryeministri Lukas Papadhimos, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, me presidentin e Komisionit Evropan Hoze Manuel Barroso, pas takimit që zhvilloi me të në Bruksel.

Papadhimos tha se qëndrimi i Greqisë në Euro, është rruga e vetme për qeverinë dhe popullin grek, dhe ky objektiv do të arrihet duke cuar përpara gjithë detyrat që dalin.

Kryeministri grek theksoi se qeveria e re do t’i arrijë qëllimet e saj, duke zbatuar vendimet e samitit të BE dhe nëpërmjet konsolidimit fiskal.

Papadhimos tha se qeveria greke do të ofrojë angazhimin me shkrim, të kërkuar nga Brukseli. 

Ai sqaroi se liderët e partive do të vendosin sesi do të përgatisin deklaratën e angazhimeve, që ata kanë ndërmarrë. 

Nga ana e tij Presidenti Komisionit Evropan Hoze Manuel Barroso deklaroi se “do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar Greqinë “, por kërkoi që në vend të ketë konsensus kombëtar, vecanërisht në politikat kryesore. 

Barroso shprehu besim te kryeministri i qeverisë së përkohshme greke, Lukas Papadhimos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›