Izraeli ambasadë në Tiranë, Berisha këshillë Palestinës

Këtë e bëri të ditur zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Izraelit Avigdor Lieberman, gjatë një darke pune me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, i cili po zhvillon një vizitë treditore në shtetin hebre.
Gjatë darkës u vlerësua vizita e Kryeministrit Berisha si një kontribut i rëndësishëm në zgjerimin e marrëdhënieve shumë të mira dhe bashkëpunimit midis dy qeverive e vendeve.
Gjithashtu, Berisha zhvilloi edhe një takim me ministrin e Energjisë, Ujit dhe Burimeve natyrore, zotin Uzi Landau. Kryeministri Berisha, u shpreh se Shqipëria, si një vend i pasur me burime ujore mirëpret investimeve të huaja në këtë fushë, si për prodhimin e energjisë hidrike ashtu edhe për sistemet e përpunimit të ujërave apo të ujitjes për qëllime të bujqësisë, etj.
Kryeministri u shpreh se rreth 443 HEC pritet të ndërtohen në Shqipëri dhe se qeveria shqiptare do të mirëpresë investitorët izraelitë për të marrë pjesë dhe për të ndërtuar në Shqipëri historitë e tyre të suksesit, në fushën e prodhimit të energjisë por edhe në fusha të tjera. Kryeministri u shpreh se Shqipëria ofron gjithashtu potenciale të mëdha për investime në sektorin e infrastrukturës, turizmit, industrisë minerale etj, të cilat nga dita në ditë po tërheqin gjithnjë e më shumë investitorë të huaj. Gjithashtu, Berisha zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Knesset (Parlamentit), Reuven Rivlin.
Rivlin vlerësoi kontributin e Kryeministrit Berisha në krye të qeverisë shqiptare për reformat e rëndësishme të cilat kane transformuar Shqipërinë. Ai u shpreh se ka ndjekur me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe se “në Izrael e vlerësojnë atë që Kryeministri Berisha ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj edhe presim që Shqipëria t’i bashkohet së shpejti Bashkimit Evropian”.
Në takim, dy personalitetet diskutuan edhe rreth zhvillimeve në rajon. Kryeministri Berisha theksoi se ndryshimet që po ndodhin në rajonin e Afrikës së Veriut konsiderohen si zhvillime pozitive. Më tej, Kryeministri u shpreh se stabiliteti afatgjatë është i lidhur ngushtë me demokratizimin e vendeve të këtij rajoni. “Shqipëria vlerëson mbështetjen që qeveria izraelite i bëri deklaratës së Kuartetit (SHBA, Rusi, BE dhe OKB) si një udhërrëfyes me hapa konkrete që çojnë drejtë paqes, si dhe uron që edhe pala palestineze të bëj të njëjtën gjë”, tha Kryeministri. Kryeministri Berisha e ftoi Kryetarin e Parlamentit, zotin Rivlin, të vizitojë Shqipërinë. /Start/
2011-11-21 13:15