E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratti po vendos për çmimin e Ibrahimoviçit

Presidenti i Interit Massimo Moratti po mendon seriozisht për një largim të mundshëm të yllit të skuadrës zikaltër Zlatan Ibrahimoviç. Presidenti ka bërë edhe një plan rezervë në rast se sulmuesi kërkon një lëvizje drejt Londrës apo gjetkë.
Corriere dello Sport shkruan se Moratti do të kërkojë Deco, Ricardo Carvalho dhe Didier Drogban nga Çelsi si shkëmbin për sulmuesin e tij të preferuar. Drogba nga ana e tij është përbetuar se e ardhmja e tij është në Çelsi, megjithëse ende nuk ka nënshkruar kontratën e re që iu ofrua muajin e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›